Bashkia, njofton kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në kuadër të festimeve të Ditës së Verës nga data 12- 16 mars
Në kuadër të festimeve që Bashkia Elbasan organizon me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës, në disa akse rrugore do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve dhe vendqëndrimit të tyre.
Sa më sipër, Bashkia Elbasan njofton qytetarët për organizimin e një sërë aktivitetesh festive dhe sportive në datat 12-16 mars 2025.
Programi i Aktivitetevet:
12-13 Mars 2025
Aktivitete festive nĂ« segmentin nga Teatri “Skampa” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”. (aksi bllokohet 24 orĂ«)
Qytetarët do të mund të shijojnë muzikë, valle dhe ushqime tradicionale në një atmosferë festive.
14 Mars 2025
Dita e Verës, një festë tradicionale shqiptare që simbolizon rigjenerimin e natyrës dhe ardhjen e pranverës.
Aktivitetet do tĂ« zhvillohen nĂ« segmentin nga Stadiumi “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”. (aksi rrugor qĂ«ndron i bllokuar 24 orĂ«)
Qytetarët do të festojnë me muzikë, valle dhe ushqime tradicionale, ku ballokumja mbetet ëmbëlsira simbol e festës.
15 Mars 2025
Panairi “Retro Bazzar”, njĂ« ekspozitĂ« e makinave klasike qĂ« rikthen atmosferĂ«n e viteve tĂ« kaluara.
Aktivitetet do tĂ« zhvillohen nĂ« segmentin nga Teatri “Skampa” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”. (aksi bllokohet 24 orĂ«)
Ky panair ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve, duke ofruar një shfaqje unike të automjeteve historike të ruajtura me kujdes.
16 Mars 2025 (ora 08:00 deri në përfundimin e aktivitetit)
Gara çiklistike “Trofeu Dita e VerĂ«s”, e organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit nĂ« bashkĂ«punim me MinistrinĂ« e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik KombĂ«tar Shqiptar dhe BashkinĂ« Elbasan.
Në këtë garë do të marrin pjesë 90 çiklistë nga klube të ndryshme, të cilët do të ndjekin itinerarin e mëposhtëm:
• Starti: Bulevardi “Aqif Pasha”
• Xhiro cirkuit (10 xhiro) pĂ«r kategoritĂ« Junior/U23/ElitĂ« — ora 10:00
• Distanca totale: 59.2 km
Kufizime të qarkullimit më 16 mars:
Për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e aktivitetit, do të ketë kufizime të qarkullimit në këto rrugë prej orës 08:00 deri në përfundim të aktivitetit:
• Bulevardi “Aqif Pasha”
• Rruga “Muhamet Karadaku”
• Rruga “Ismail Zyma”
• Rruga “ShĂ«n Thanasi”
• Rruga “Papa Jorgji Theofari”
• Rruga “Abedin Caushi”
• Rruga “Kozma Naska”
• Rruga “Kamber Sejdini”
Policia Rrugore Elbasan në bashkëpunim me Policinë Bashkiake do të marrin masa të plota sigurie për mbylljen e kryqëzimeve dhe degëzimeve me risk, si dhe do të sigurojë shoqërimin e çiklistëve gjatë gjithë garës.
Ftojmë qytetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e këtyre festimeve dhe aktiviteteve, të cilat synojnë të sjellin një atmosferë të gjallë dhe festive në qytetin e Elbasanit.
Për më shumë informacion, kontaktoni Bashkinë Elbasan në:
Tel: +355 54 400152
Email: bashkiaelbasan@elbasani.gov.al
Ëeb: http://xn--cdaaa.elbasani.gov.al/
Bashkia Elbasan falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre.
NJOFTIM PËR QYTETARËT
Parkimi i mjeteve gjatë aktiviteteve festive dhe sportive në Elbasan
Në kuadër të organizimit të aktiviteteve festive dhe sportive për Ditën e Verës në datat 12-16 mars 2025, Bashkia Elbasan dhe Policia Rrugore njoftojnë qytetarët dhe vizitorët për masat e marra në lidhje me qarkullimin dhe parkimin e mjeteve.
PĂ«r tĂ« shmangur trafikun dhe pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« lĂ«vizje sa mĂ« tĂ« lehtĂ« gjatĂ« festimeve, ndalohet parkimi i mjeteve nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit dhe pĂ«rgjatĂ« bulevardit “Aqif Pasha”. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, janĂ« pĂ«rcaktuar hapĂ«sira tĂ« veçanta parkimi pĂ«r mjetet qĂ« vijnĂ« nga drejtime tĂ« ndryshme:
Për mjetet që vijnë nga lindja (Ura e Ballallit):
Parkimi te Parku i Mallrave
Për mjetet që vijnë nga jugu (Kryqëzimi i Cërrikut):
Parkimi te Shkolla e Formimit Profesional
Për mjetet që vijnë nga perëndimi (Kryqëzimi i Luleve):
Parkimi te Shkolla Profesionale “Sali Ceka” dhe nĂ« afĂ«rsi tĂ« DoganĂ«s
Policia Rrugore do të monitorojë trafikun dhe do të drejtojë mjetet drejt zonave të parkimit të përcaktuara.
Ftojmë qytetarët të respektojnë këto rregullime për të garantuar një festë të sigurt dhe të qetë për të gjithë.
Për më shumë informacion, kontaktoni Bashkinë Elbasan në:
Tel: +355 54 400152
Email: bashkiaelbasan@elbasani.gov.al
Ëeb: http://xn--cdaaa.elbasani.gov.al/
Ju falënderojmë për bashkëpunimin!