Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 12 Qershor 2025

Investime në infrastrukturë për një Elbasan më të jetueshëm për të gjithë

Pas më shumë se 30 vitesh pa asnjë ndërhyrje, tre rrugë të rëndësishme në Rajonin Nr. 2 të Elbasanit “Dhimitër Bega”, “Hasan Bajraktari” dhe “Fetah Cankja”,  janë asfaltuar dhe sistemuar plotësisht. Këto rrugë, dikur të amortizuara dhe të pakalueshme, tashmë ofrojnë siguri dhe akses më të mirë për mbi 60 familje që jetojnë në zonë.

“Pas dekadash pa investime, këto rrugë janë rikthyer në shërbim të banorëve. Asfaltimi dhe sistemimi i tyre janë një hap konkret për një infrastrukturë urbane dinjitoze,”  tha Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, gjatë inspektimit të punimeve së bashku me deputeten e zgjedhur në 11 maj, Aulona Bylykbashi.

 Deputetja Bylykbashi pohoi se “kur nisi rikonstruksioni i rrugës ‘Hasan Bajraktari’, banorët ishin mosbesues, pasi për dekada nuk ishte bërë asgjë. Sot, me përfundimin e punimeve, jo vetëm që përmirësohet cilësia e jetesës, por rritet edhe vlera e pronave. Rrugët janë funksionale, të kalueshme dhe të sigurta.”

Llatja theksoi gjithashtu se “projektet e asfaltimit nuk mund të nisnin pa përfunduar më parë rrjetin e ujësjellësit. Sot, jo vetëm që kemi shtruar rrugët, por kemi lidhur lagjen ‘Çlirimi’ me ‘Shën Koll’, duke krijuar edhe një rrugë të rëndësishme shkarkuese për zonën e tregut.”

Banorët shprehën mirënjohjen e tyre për këtë investim, duke theksuar se për herë të parë pas dekadash, një premtim u mbajt realisht. “Shumë na e kishin premtuar, por asgjë nuk ishte bërë. Sot më në fund kemi rrugë të shtruara dhe ndriçim,”  shprehen ata.

 Bashkia Elbasan mbetet e angazhuar për të vazhduar me ritme të larta investimet në infrastrukturë, duke e bërë qytetin më të jetueshëm për të gjithë.