Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 22 Qershor 2025

“Miqtë e Malit”, traditë dhe turizëm në një festë unike. Gjinari që po rilind çdo vit!                 

Gjinari mirëpriti sërish qindra vizitorë në festën tashmë tradicionale “Miqtë e Malit” e cila u zhvillua nën kujdesin e posaçëm të Kryetarit të Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja. Aktiviteti, i kthyer prej vitesh në një ndër ngjarjet më të dashura të verës, solli gjallëri, trashëgimi dhe argëtim në zemër të Shpatit.

Shijet bio nga prodhimet vendase, mjaltë, reçelra dhe erëza malore, u prezantuan në një panair ku natyra takohej me traditën.

Artizanatet shumëngjyrëshe, punuar me pasion nga gratë e zonës, i dhanë festës shpirtin e duarve shqiptare. Dhe si gjithmonë, muzika nuk mungoi! Artistët më të dashur të skenës ndezën atmosferën me një koncert energjik, ku nuk munguan as vallet, as duartrokitjet.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen, mes të cilëve edhe turistë të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Gjinarin dhe të përjetojnë nga afër bukurinë natyrore, kulturën dhe mikpritjen vendase.

Gjatë aktivitetit, u vu në dukje edhe transformimi që ka pësuar Gjinari falë investimeve të Bashkisë Elbasan, që nga rehabilitimi i qendrës së fshatit, deri te mbështetja për bujtinat vendase, të cilat sot janë kthyer në një burim të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit malor në zonë.

“Miqtë e Malit” nuk është vetëm një festë, është një thirrje për t’u rikthyer te natyra, për të përjetuar kulturën dhe për të çmuar vlerat që na bashkojnë.