Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 4 Korrik 2025

Mobilizim i plotë përballë zjarreve nga kodrat te landfilli

Zjarret në kodrat dhe pyjet përreth Elbasanit, nga Balëza në zonat urbane, e deri te vatra më e madhe në landfill, kanë qenë një sfidë këto ditë për qytetin tonë.

Që në momentin e parë, çdo strukturë e Bashkisë Elbasan, nga emergjencat civile, zjarrfikësja, ASHP, e deri te mbështetja nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, është angazhuar pa pushim në terren.

Në fshatin Balëz, zjarri rrezikoi banesat e komunitetit ndërhyrja jonë e menjëhershme bëri të mundur izolimin falë ndërhyrjes edhe me helikopterët e emergjencave.

Në landfillin e qytetit, era dhe temperaturat e larta e kthyen një vatër të vogël në një përhapje të rrezikshme në të katër anët e territorit. 

Janë mbi 100 forca të angazhuara, me dhjetëra mjete zjarrfikëse, ekskavatorë, pompa thithëse dhe ndërhyrje ajrore.

10 mijë tonë dhera janë shkarkuar sipër vatrës për të bërë tampimin e saj. Sipas ekspertëve, kjo është mënyra më e përshtatshme në të tilla situata kur zjarri depërton në thellësi.

Puna nuk ka ndalur asnjë moment, ekipet janë në terren me turne të pandërprerë dhe do të qëndrojmë aty derisa çdo rrezik të jetë eliminuar.