Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 2 Gusht 2025

150 biznese në Elbasan lirojnë vullnetarisht hapësirat publike, 90 të tjera në proces zhvendosjeje

Procesi i lirimit të hapësirave publike në qytetin e Elbasanit po ecën me ritme të qëndrueshme. Deri më tani, 150 biznese kanë bashkëpunuar vullnetarisht, duke liruar ambientet e zëna jashtë kriterit, ndërsa 90 të tjera janë në proces zhvendosjeje.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një bashkëjetese të drejtë dhe të rregullt për të gjithë qytetarët.

Të gjitha strukturat përgjegjëse të Bashkisë janë çdo ditë në terren, duke monitoruar dhe ndjekur me përkushtim zbatimin e këtij procesi, i cili do të shtrihet në çdo zonë të qytetit.
Qëllimi është i qartë, të rikthehen hapësirat publike për komunitetin dhe të krijohet një mjedis i denjë për të gjithë.