Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 1 Shtator 2025

Elbasani me zyrat e reja të shërbimeve publike, qytetarët përfitojnë nga një shërbim më i lehtë dhe i unifikuar

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka parë nga afër ambientet e reja të Zyrës së Shërbimeve, një hap i rëndësishëm që vendos qytetarët në qendër të shërbimit publik.

Në këtë hapësirë janë bashkuar të gjitha shërbimet online të shtetit dhe pushtetit vendor, duke i mundësuar qytetarëve që të marrin shërbimet e tyre në një ambient të vetëm. Po ashtu, janë ngritur sportele të dedikuara për Ujësjellës-Kanalizime dhe Postën Shqiptare, ndërsa çdo qytetar që ka vështirësi në përdorimin e portalit e-Albania, mund të marrë asistencë falas dhe të specializuar.

Qytetarët tashmë mund të kryejnë kërkesa apo ankesa pranë OSHE dhe Ujësjellësit, të marrin informacion për problematika të ndryshme, si dhe të aplikojnë për vitet e punës për pensionin. Në zyrën e re do të ketë personel të dedikuar për t’i asistuar, duke shmangur nevojën për t’iu drejtuar zyrave private.

Një tjetër risi është funksionimi i zyrës “One Stop Shop” të Bashkisë Elbasan, si dhe një ambient i Postës Shqiptare, të cilat ofrojnë ndihmë për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme teknologjike.

“Ky është një shërbim që i bën jetën e qytetarëve më të lehtë, më transparente dhe më të shpejtë. Në një vend të vetëm, ata gjejnë zgjidhje për të gjitha kërkesat dhe problematikat e tyre”, u shpreh kryebashkiaku Llatja.

MUNDESITË PER HIPIZËM NË ELBASAN

Ne mbështesim kurajon dhe kuriozitetin tuaj duke ju ofruar një eksperiencë unike me kuaj në natyrë.
Me siguri, profesionalizëm dhe përkushtim, ju mund të shijoni kalërimin në zonat piktoreske të Funarit, Gjinarit, Byshekut dhe përgjatë rrugës antike Egnatia. Ky është sporti më i ri argëtues në zonë, i mundësuar nga pasioni i Egli Santos për kuajt dhe natyrën. Ejani dhe përjetoni emocionin e kalërimit në zemër të Elbasanit! 🐎

Me poshte ju bashkangjisim dy guida qe realizohen.

Guida 1: Shëtitje te Liqeni i Kryezjarrit – 1 orë

📍 Nisja: Nga ferma

🚶 Rruga: Një ecje e qetë drejt Liqenit të Kryezjarrit

⏱ Ndalesa: 10 minuta pushim për të shijuar peisazhin dhe për t’u fotografuar

🔄 Kthimi: Rruga e njëjtë drejt fermës


 Përse ta provoni këtë guidë?

Një shëtitje relaksuese në natyrë

Pamje të mahnitshme për foto magjike

Ideale për familje, çifte apo vizitorë që duan një moment qetësie

💡 Sugjerim: Merrni një biskotë ose një pije freskuese për ta shijuar pranë liqenit!

 Guida 2: Eksplorim i Byshekut dhe Vreshtave – 2.5 orë

📍 Nisja: Nga ferma .

Ngjisim  kodrën  për të kaluar në vreshtat e Hajdaranit

Kalim përmes vreshtave të Hajdaranit

Zbritje në kodrën e vreshtave të rrushit të Hajdaranit

Ecje përgjatë rrugës kryesore të Hajdaranit

Shëtitje buzë kanalit ‘Naum Panxhi’

Dalje buzë Shkumbinit dhe mbërritje në Byshek

🔄 Kthimi: E njëjta rrugë, për të shijuar çdo pamje edhe një here.

✨ Përse ta provoni këtë guidë? Një udhëtim i pasur me natyrë, histori dhe pamje spektakolare
Mundësi për të fotografuar vreshta të gjelbra dhe peizazhe unike
Përvoja e përsosur për adhuruesit e natyrës, shëtitjeve dhe fotografisë
💡 Sugjerim: Merrni kamera ose telefon pamjet do t’ju lënë pa frymë!


Hipizmi Elbasan – Egli Santos
📍 Vendndodhja: Elbasan
📞 Kontakti: 069 440 5503