Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i shoqëruar nga deputetja Evis Kushi, ka inspektuar punimet për asfaltimin në rrugën e Isufajve, në fshatin Jagodinë, një kërkesë e kahershme e banorëve të zonës që sot ka marrë zgjidhje.
Gjatë inspektimit, kryebashkiaku Llatja u shpreh se investimet në fshat kanë qenë të vazhdueshme dhe do të vijojnë, me fokus kryesor zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e infrastrukturës rurale. Sipas tij, kjo rrugë i shërben rreth 550 banorëve të fshatit Jagodinë, si edhe një sipërfaqeje prej afro 30 hektarësh sera bujqësore.
“Qëllimi ynë është rritja e sipërfaqes së serrave dhe forcimi i ekonomisë rurale. Ka pasur rritje ekonomike në fshatin Jagodinë, por edhe në njësitë administrative Shirgjan dhe Gjergjan, veçanërisht pas ndërtimit të unazës bujqësore dhe investimeve infrastrukturore që kemi realizuar. Kjo rrugë lehtëson jo vetëm qarkullimin e banorëve, por edhe daljen e lirshme të prodhimeve bujqësore në treg,” u shpreh Llatja.
Ai i bëri thirrje banorëve të ndërtojnë ura mbi kanalet kulluese sipas standardeve, duke theksuar se strukturat pa leje që shkaktojnë probleme do të prishen. Kryebashkiaku njoftoi se investimet do të vijojnë në unazën e Kuqanit, si dhe në 18 rrugë të tjera rurale dhe projekte të tjera infrastrukturore.
Nga ana e saj, deputetja Evis Kushi theksoi se çdo investim në zonat rurale përkthehet drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës dhe rritjen e ekonomisë lokale. “Vetëm ndërtimi i unazës bujqësore ka sjellë zhvillim të ndjeshëm për zonën. Nga 10 hektarë sera që kishte disa vite më parë, sot janë rreth 70 hektarë sera,” u shpreh Kushi.
Banorët e Jagodinës kanë falënderuar kryebashkiakun për këtë investim, i cili ishte një nga kërkesat e paraqitura gjatë procesit të buxhetimit me pjesëmarrje.
Qyteti i Elbasanit është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë dhe ofron një trashëgimi të pasur historike, kulturore dhe fetare. Disa nga atraksionet kryesore turistike janë:
Bazilika Paleokristiane (Bazilika e Bezistanit)
Bazilika paleokristiane e njohur si Bazilika e Bezistanit u zbulua në vitin 2007 nga Bashkia Elbasan. Ajo i përket fundit të shek. V – fillimit të shek. VI. Bazilika është e pasur me elementë arkitektonikë dhe vepra arti, ku spikasin pikturat murale dhe mozaikët e dyshemeve. Në njërin nga panelet ndodhet skena e eukaristisë me dy figura njerëzore. Materiali i pasur skulpturor prej mermeri dhe guri gëlqeror tregon rëndësinë e Skampis-it si qendër urbane dhe ekzistencën e mjeshtërve gurgdhënës në qytet. 41.112449, 20.081664 https://maps.app.goo.gl/Jy7QKREQqBhah4Lt5
Bazilika e Tepes
Bazilika e Tepes ndodhet në ullishtat pranë qytetit të Elbasanit dhe lidhet me varrezën e lashtë të Skampis-it. Ajo është e orientuar nga lindja dhe i përket dy fazave ndërtimore: shek. IV dhe shek. V. Bazilika shërbente si kishë-varrezë për ushtarët romakë dhe u shemb nga një tërmet në shek. VI. 41.114333, 20.071785 https://maps.app.goo.gl/3E2o2C9CHk5LtjeUA
Porta Jugore – Hyrja në Histori
Udhëtimi nis nga Porta Jugore, një nga hyrjet kryesore të Kalasë së Elbasanit. Porta është ndërtuar në periudhën osmane mbi themele më të hershme iliro-romake dhe bizantine. Harku prej guri dhe tullash përfaqëson arkitekturën ushtarake osmane të shek. XV–XVI. Pikërisht këtu kalonin karvanët e Rrugës Egnatia, rruga që lidhte Durrësin me Selanikun dhe Kostandinopojën.
Kulla e Sahatit – Simboli i Qytetit
E ndërtuar në shek. XIX, Kulla e Sahatit shërbente si orientim për qytetarët dhe tregtarët. Ajo ka formë katrore dhe në majë mban orën mekanike të punuar nga mjeshtër vendas, duke shënuar fillimin e jetës urbane moderne të Elbasanit. 41.113442, 20.082470 https://maps.app.goo.gl/PRSZKodvgSkeX9oX7
Xhamia Mbret
Xhamia Mbret u ndërtua rreth vitit 1492 nga Sulltan Bajaziti II. Është një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri dhe një monument me vlera të mëdha arkitektonike. Spikasin kupola qendrore, minarja e hollë dhe dekorimet e brendshme me motive osmane. Ajo është dëshmi e trashëgimisë fetare dhe kulturore të qytetit. Rruga Xhaferr Kongoli 12 https://maps.app.goo.gl/mTgitUKmBp6AWhP88
Rruga Egnatia – Gjurma e Antikitetit
Nëpër kalanë e Elbasanit kalon ende Rruga Egnatia, e ndërtuar nga romakët mbi gjurmët e një rruge ilire. Në disa segmente ruhen kalldrëmet origjinale. Kjo rrugë e ktheu Elbasanin në një qendër të rëndësishme komunikimi mes Lindjes dhe Perëndimit.
Hamami i Kalasë
Hamami brenda Kalasë, njihet edhe si Hamami i grave, i takon fundit të shekullit të XVI. Skema e hamamit fillimisht përbëhet nga tre dhoma kryesore: dhoma e zhveshjes, e izolimit dhe e larjes. Gjatë shekullit XX, Hamami i Kalasë u perdor si magazinë ushqimore.
https://maps.app.goo.gl/PAzK2jhUQEiPoW7JA
Shtëpia e Aleksandër Xhuvanit – Galeria e Arteve
Shtëpia e Aleksandër Xhuvanit, gjuhëtar dhe arsimtar i shquar, sot funksionon si Galeria e Arteve të Elbasanit. Ndërtesa e shek. XIX ruan arkitekturën tradicionale me dritare druri dhe oborr guri, ndërsa brenda ekspozohen vepra të artistëve vendas.
Shtëpia Muze e Kostandin Kristoforidhit
Në këtë shtëpi ka jetuar Kostandin Kristoforidhi, një nga figurat më të mëdha të Rilindjes Kombëtare dhe përkthyesi i parë i plotë i Biblës në shqip. Muzeu ruan dorëshkrime, libra dhe objekte personale që dëshmojnë kontributin e tij në formimin e gjuhës shqipe.
Kisha Shën Mëria – Banesa e Kongresit të Elbasanit – Varri i Kristoforidhit
Në të njëjtin oborr ndodhen Kisha Ortodokse e Shën Mërisë (shek. XIX), banesa ku u mbajt Kongresi i Elbasanit në vitin 1909 dhe varri i Kristoforidhit. Kongresi hodhi themelet e Shkollës Normale, një moment kyç për arsimin kombëtar shqiptar. 41.115816, 20.080453 https://maps.app.goo.gl/4eB81dnJceomwQu3A
Rrugicat dhe Shtëpitë Karakteristike të Kalasë
Rrugicat me kalldrëm dhe shtëpitë tradicionale elbasanase me ballkone druri dhe oborre të vogla krijojnë një atmosferë autentike. Kështjella e Elbasanit nuk është vetëm monument, por zemra historike dhe kulturore e qytetit.
Hamami i Pazarit
Hamami u ndërtua në shek. XVII dhe ka funksionuar si banjë publike (tek-hamam). Dita e enjte ishte e rezervuar për gratë. Hamami ishte në përdorim deri në vitet ’40 të shek. XIX. 41.113364, 20.080511 https://maps.app.goo.gl/9cdWvmv9nDAKuR4A8
Muzeu Etnografik
I vendosur në shtëpinë e Sejdinëve (1792), një nga ndërtesat më të rralla me çardak të ruajtura në qytet. Pas restaurimit në vitin 1986, ndërtesa shërben si Muze Etnografik me rreth 500 objekte origjinale që pasqyrojnë jetën tradicionale elbasanase.
41.112126, 20.082964
https://maps.app.goo.gl/7WRKZHpSxQb76fRZ8
Xhamia e Nazireshës
E ndërtuar në vitin 1599, Xhamia e Nazireshës është e para faltore me stil klasik osman në Elbasan. Ajo mban emrin e bashkëshortes së një personaliteti të rëndësishëm osman dhe përfaqëson arkitekturën fetare të periudhës. 41.105536, 20.086509 https://maps.app.goo.gl/9KnTeERrfrQoEbDm8
Lagjja Spahikore
Një nga lagjet e vjetra të Elbasanit, e lidhur me sistemin osman të spahinjve. Zona ruan elementë të urbanistikës tradicionale dhe tregon zhvillimin historik të qytetit jashtë mureve të kalasë.
Varrezat Monumentale të Dëshmorëve
Kompleks përkujtimor kushtuar dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ndodhet në një pozicion panoramik dhe përfaqëson historinë moderne të qytetit.
Një nga hapësirat rekreative më të frekuentuara, veçanërisht nga të rinjtë. Parku pasqyron jetën urbane bashkëkohore të Elbasanit. https://maps.app.goo.gl/w8xJe6oVmzectHNL9
Ura e Zaranikës Një urë karakteristike mbi përroin e Zaranikës, që ka shërbyer si nyje lidhëse për lëvizjen urbane dhe zonat përreth. 41.116827, 20.073086 https://maps.app.goo.gl/t8GzVGzRD3BvrdcG6
Biblioteka Publike “Qemal Baholli”
Një institucion i rëndësishëm kulturor dhe arsimor, me fond librash dhe dokumentesh me vlerë për historinë dhe kulturën lokale.
https://maps.app.goo.gl/wnV3VsyqErAcUasH7
Teatri “Skampa”
Teatri “Skampa”, që mban emrin e lashtë të qytetit Skampis, është institucioni kryesor i artit skenik në Elbasan. Ai ka qenë ndër vite qendër e shfaqjeve teatrore, koncerteve dhe festivaleve kulturore. 41.113278, 20.083781 https://maps.app.goo.gl/rhke1qhztMpXjhgWA
Rrapi i Vojvodës
Monument natyror shumë-shekullor që ka shërbyer si vend takimesh dhe kuvendimesh për banorët e qytetit. Është një simbol i jetës qytetare dhe vazhdimësisë historike të Elbasanit. 41.116466, 20.090640 https://maps.app.goo.gl/FXJNMCJdmpzLYLw38
Kisha Katolike e Elbasanit – “Zemra e Shenjtë e Jezusit”
E ndërtuar rreth viteve 1938–1940, Kisha Katolike i shërben komunitetit katolik të qytetit. U mbyll gjatë periudhës komuniste dhe u rihap pas viteve 1990. Sot është një dëshmi e bashkëjetesës fetare në Elbasan. 439R+CXG https://maps.app.goo.gl/auizibbPPuT8fTJb7
Stadiumi “Elbasan Arena”
I ndërtuar në vitin 1967, stadiumi ka kapacitet 12.800 vende dhe është shtëpia e AF Elbasanit dhe e Kombëtares Shqiptare. Futbolli në Elbasan ka nisur që në vitin 1913.
Themeluar në vitin 1991, universiteti është vazhdues i Institutit të Lartë Pedagogjik dhe i Shkollës Normale të Elbasanit (1909), institucioni i parë kombëtar për përgatitjen e mësuesve. 41.122269, 20.079538 https://maps.app.goo.gl/Xt5XX9KUr9Hdknue8
Muzeu i Shkollës Normale
Muze historiko-pedagogjik brenda Shkollës “Luigj Gurakuqi”, që pasqyron historinë e arsimit shqiptar përmes dokumenteve dhe materialeve origjinale. 41.113678, 20.088874 https://maps.app.goo.gl/KCYhrf7P3hjceb1P8
Famullia Ortodokse “Shën Nikolla”
Kisha e Shën Kollit ndodhet në lagjen përkatëse dhe është ndërtuar në vitin 1996 me fondet e Kryepiskopit Anastas, në shërbim të komunitetit ortodoks. 433M+XHF https://maps.app.goo.gl/GzYpzVq1DfFd3Jxm9
Teqeja e Baba Xhemalit
E ndërtuar në vitin 1929 mbi themelet e një teqeje më të vjetër. U mbyll në vitin 1967 dhe u rihap në vitin 1993. 41.106340, 20.089877 https://maps.app.goo.gl/58tDYL1axYwHUXRv5
Teqe Halveti
Pjesë e traditës sufiste Halvetiane, e pranishme në Elbasan që nga fundi i shek. XVII. Përmendet edhe nga Evliya Çelebi si një qendër aktive shpirtërore.
Themeluar më 19 mars 1803, një nga qendrat më të rëndësishme të bektashizmit në Elbasan. U mbyll në vitin 1967 dhe u rihap në vitin 1993. https://maps.app.goo.gl/BtXb2H5eTqoSsfLNA