Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 30 Janar 2026

Mbjellje pemësh dhe edukim mjedisor në shkollën “Ali Agjahu”

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me deputeten Aulona Bylykbashi, iu bashkuan sot nismës për shtimin e pemëve dhe zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbra në institucionet arsimore, në shkollën “Ali Agjahu”.

Në bashkëpunim me nxënësit dhe stafin mësimor, u mbollën rreth 30 pemë në oborrin e shkollës, duke kontribuar në përmirësimin e mjedisit dhe krijimin e hapësirave më të shëndetshme për fëmijët.

Gjithashtu, me nxënësit e klasave të para dhe parashkollorit u zhvillua një orë edukimi mjedisor, ku u diskutua mbi kujdesin ndaj luleve dekorative, rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe rolin që secili mund të luajë në ruajtjen e mjedisit.

Aktivitete të tilla në shkolla vlerësohen si tepër të rëndësishme për formimin e brezave të rinj dhe rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor që në moshë të vogël, duke kontribuar në ndërtimin e një Elbasani më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.

Vijojnë punimet në shkollën 9-vjeçare të Shushicës

Në Shushicë vijojnë punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare, duke i dhënë jetë një investimi të rëndësishëm në shërbim të 314 nxënësve dhe 33 mësuesve që çdo ditë kontribuojnë në edukimin e brezit të ri.

Ky investim përfaqëson një premtim të mbajtur të Kryetarit të Bashkisë Elbasan ndaj banorëve të zonës dhe komunitetit shkollor, në buxhetimet me pjesëmarrje. Punimet po ecin me ritme të shpejta për rilindjen e shkollës, një investim i ardhur edhe si kërkesë e vetë banorëve.

Projekti i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Elbasan parashikon rikonstruksionin e godinës ekzistuese, si dhe ndërtimin e godinës së re për fushën e futbollit, të pajisur me të gjitha standardet e sigurisë.

Ky investim synon të ofrojë kushte më të mira, ambiente më funksionale dhe më dinjitoze për nxënësit dhe stafin pedagogjik, duke garantuar hapësira bashkëkohore për mësim dhe zhvillim. 

Bashkia Elbasan vijon angazhimin e saj për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, duke e konsideruar arsimin një prioritet kyç për të ardhmen e komuniteteve lokale.