Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 28 Shkurt 2026

“Kupa e Luleve” ndez garën  mes shkollave 9-vjeçare të Elbasanit

Atmosferë energjike dhe emocione sportive kanë shoqëruar ndeshjen e radhës në kuadër të kampionatit të basketbollit “Kupa e Luleve”, zhvilluar mes nxënësve të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Elbasanit.

Kampionati i Basketbollit për Djem & Vajza po organizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Elbasan, në bashkëpunim me Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Elbasan, dhe ka bërë bashkë 18 shkolla të qytetit në një garë të shëndetshme sportive.

Ndeshja mes “Naim Frashërit” dhe “Ptoleme Xhuvanit” u karakterizua nga ritëm i lartë loje, aksione të bukura dhe përkushtim maksimal nga të dyja skuadrat.

Gara vazhdon me përballje të tjera mes shkollave pjesëmarrëse, duke e kthyer këtë kampionat në një festë të vërtetë sportive për të rinjtë e qytetit.

Suksese të gjithëve, dhe le të fitojë më i miri!