Përmbyllet me sukses Kampionati i Volejbollit mes Shkollave të Mesme
Është përmbyllur me sukses Kampionati i Volejbollit mes shkollave të mesme, një aktivitet që vit pas viti po kthehet në një traditë të rëndësishme sportive në shkollat e qytetit.
Ndeshjet u karakterizuan nga emocione, frymë gare të ndershme dhe angazhim maksimal nga të gjithë nxënësit pjesëmarrës. Në këtë edicion, në kategorinë e vajzave triumfoi gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi”, ndërsa në kategorinë e djemve vendin e parë e siguroi gjimnazi “Sali Ceka”.
Ky kampionat u organizua në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit (ZVA) dhe Klubin Shumësportësh, të cilët vijojnë të kontribuojnë në promovimin e sportit në shkolla.
Aktivitete të tilla luajnë një rol të rëndësishëm në nxitjen e talenteve të reja, forcimin e frymës së skuadrës dhe promovimin e një jetese aktive e të shëndetshme për të rinjtë.