NJOFTIM: DREJTORIA E TAKSAVE, TARIFAVE VENDORE DHE TREGJEVE, BASHKIA ELBASAN
Drejtoria e Taksave, Tarifave Vendore dhe Tregjeve, Bashkia Elbasan njofton se me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e deyrimeve tatimore….të pagueshme në doganë”, tatimpaguesit tashmë kanë një mundësi për të lehtësuar dhe mbyllur detyrimet vendore të prapambetura.
KONKRETISHT:
Fshihen plotësisht: Detyrimet e papaguara, të përcaktuara sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31.12.2014.
Lehtësohen detyrimet për periudhën 2015-2019, si më poshtë:
a) Shuhet 50% e taksës/tarifës vendore nëse pjesa e mbetur 50% e taksës/tarifës paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.06.2026.
b) Shuhet 25% e taksës/tarifës vendore nëse pjesa e mbetur 75% e taksës/tarifës paguhet brenda datës 31.12.2026.
Shënim: Në të dyja rastet, sipas shkronjave “a” e “b” të kësaj pike, gjobat dhe kamatvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.
Shuhen gjobat dhe kamatvonesat për detyrimet që u përkasin periudhave tatimore nga data 01.01.2020 deri në datë 31.12.2024, me kusht që tatimi/taksa/tarifa për periudhën përkatëse të paguhet brenda datës 31.12.2026.
Kush NUK përfiton nga ky ligj?
Nuk përfitojnë nga fshirja apo lehtësimi i detyrimeve:
Subjektet/tatimpaguesit që:
– Janë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore ose doganore,
– Janë në proces gjyqësor ose hetimi për këto vepra gjatë zbatimit të ligjit.
• LIGJI I SHTRIN EFEKTET NGA DATA 01.01.2026 DERI MË 31.12.2026.
• ZBATIMI FILLON ME PUBLIKIMIN E UDHËZIMIT PËRKATËS.
Për më shumë informacion, ju lutemi drejtohuni pranë sporteleve të Drejtorisë së Taksave, Tarifave Vendore dhe Tregjeve, pranë Bashkisë Elbasan.