Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Njoftim Trashëgimtarëve të të ndjerëve Ferik Sulaj dhe Deko Sulaj

Trashëgimtarëve të të ndjerëve Ferik Sulaj dhe Deko Sulaj

                -Xhevdet Sulaj

                -Xhemal  Sulaj

Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.21 datë 04.03.2022 “Për  priva-tizimin e banesave (apartamente) shtetërore të ndodhura në  pallatin nr.733/2, lagjja “5 Maji” , ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen “5 Maji” pallati nr.733/2, shkalla A, kati i I-, apartamenti nr.3, Elbasan z.k 8525, Elbasan.

Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqi-teni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes,sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Pro-çedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992, “Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004, “Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.

  Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !

               

Njoftim Emirian Fidai Marishta

Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.21 datë 04.03.2022 “Për  priva-tizimin e banesave (apartamente) shtetërore të ndodhura në  pallatin nr.733/2, lagjja “5 Maji” , ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen “5 Maji” pallati nr.733/2, shkalla A, kati i V-, apartamenti nr.13, Elbasan z.k 8525, Elbasan.

Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqi-teni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes,sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Pro-çedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992, “Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004, “Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.

  Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !

Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.

  Ju njoftojmë se më datë 26.05.2022, ora 11.00 zhvillohet  mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), ne sallen e shkolles Pedagogjike me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratimi i proces-verbalit te mbledhjes se Keshillit Bashkiak Prill 2022.
  3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Prill 2022.

      3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Prill 2022.

  • Mbi miratimin e planit vendor te veprimit per barazine gjinore 2022-2024.
  • Per miratimin ne parim te dhenies se pelqimit per shfrytezimin e pronave shteterore ne njesite administrative Shirgjan dhe Tregan.
  • Per dhenien e fondit pyjor ne perdorim, per qellime argetimi, shendetesore, shoqerore, veprimtari turistike kampingje, ndertime objektesh dhe vendosje stacionesh, bazamente per panele fotovoltaike me qellim prodhimin e energjise.
  • Per miratimin paraprak te planeve te mbareshtimit te Ekonomive pyjore, Lunxhe, Zalli i Korres, Shmil dhe Kushte-2.
  • Per nje ndryshim ne V.K.B. nr. 117 date 14.12.2021. “Per miratimin e numrit maksimal te Bashkise Elbasan dhe nivelin e pagave.
  • Mbi monitorimin e buxhetit te Bashkise Elbasan per vitin 2021.
  • Per nje ndryshim ne VKB nr. 51 date 31.03.2022 “Per disa shtese e ndryshime ne VKB nr. 117 date 14.12.2021”.
  • Transferim fonde per invenstime ne ASHP
  • Dhenie titulli “Qytetar Nderi” z. Ismail Haxhihyseni.
  • Mbi miratimin e emertimeve te disa rrugeve dhe shesheve ne qytetin e Elbasanit.
  • Raportim i Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Pyjore, Bujqësore, Veterinare dhe Mjedisore, të Bashkisë Elbasan mbi punën e kësaj Drejtorie për vitin 2021 dhe gjate vitit 2022.

Te ndryshme.

Vo. Komisionet do të mblidhen ditën e Marte më datë 24.05.2022 ora 13:00 ne ambjentet e Bashkisë Elbasan me adrese konvikti i shkolles “Pedagogjike”.              

   KRYETARI  I  KËSHILLIT  BASHKIAK ELBASAN

 Hektor ÇIFTJA

Ftesë për të marrë pjesë në takimin e hapur publik të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.

Të nderuar anetarë të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, përfaqësues të komunitetit, ekspertë lokal, përfaqësues të mediave, etnive, shoqërisë civile, grupeve rinore etj, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju ftoj si Kryetar i Bashkisë Elbasan njëkohësisht edhe si drejtues i Këshillit Vendor të Siguri Publike, më datë 24/05/2022, ora 11:00.

Takimi i llogaridhënies dhe transparencës të kontributit tonë në sigurinë publike do të realizohet në ambjentet e Teatrit: “Skampa”.

Jeni të lutur të merrni pjesë në këtë takim për të ndarë sëbashku arritjet, treguesit e performancës të punës tonë të përbashkët dhe për të reflektuar angazhimin tonë në aktivitet e ardhshme.

Krijimi i një bashkëpunimi të qëndrueshëm të partneritetit me të gjitha institucionet shtetërore, shoqërinë civile, komunitetin, është një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve të sigurisë publike në të gjithë territorin Urban të Bashkisë Elbasan.

 Jeni të lutur të merrni pjesë në këtë takim të hapur publik nën pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, trekëndeshit Bashki-Polici-Prokurori dhe nën partnerizimin e qendrueshëm që institucioni ynë ka me Institutin për Demokraci dhe Ndermjetesim (IDM-në).

Sëbashku do të vazhdojmë të kontribuojmë në çështjen e sigurisë publike sepse Elbasani meriton edhe më shumë.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin,

Me respekt

KRYETARI I BASHKISË ELBASAN

Gledian LLATJA

Bashkia Elbasan ka nisur konsultimet publike për Programin Afatmesëm Buxhetor 2023- 2025.

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja e ka nisur turin e takimeve me banorë të Njësive Shirgjan, Tregan dhe Gjergjan. Gjatë këtij konsultimi publik Z. Llatja renditi një nga prioritetet e tij kryesore që është investimet në infrastrukturë dhe ndërhyrjet në fshtra në bashkëpunim edhe me qeverinë. ” Plani afatmesëm buxhetor është baza ku ne vendosim prioritetet për investimet në 3 vitet e ardhshme, më specifikisht bëhet fjalë për gjërat e mëdha që kërkojnë një programim më të madh se Buxhetimi me Pjesëmarrje që bëhet cdo vit”, tha Z Llatja. Sipas tij ” ne jemi përballur me shumë fenomene natyore këto vitet e fundit sic janë tërmeti, më pas pandemia, dhe tani pas 100 vitesh edhe me luftën në Ukrainë e cila ka ndikuar edhe në ekonominë tonë, një prej të cilave rritja e cmimit të naftës. Gjithsesi ne kemi pasur vite të stabilizuara financiare, ku Bashkia ka shlyer një pjesë të madhe të detyrimeve financiare, por kemi bërë shumë punë në shumë fshatra të Njësive Administrative”. Kreu i Bashkisë e vuri theksin tek investimi i madh ai i Automoto Parkut, punimet e të cilit po vijojnë me intensitet të lartë që sipas tij do ti sjell një zhvillim të madh ekonomik Elbasanit. Ndërsa renditi edhe disa nga problemet që aktualisht Bashkia ka: ” Problemi kryesor që ne kemi është infrastruktura rrugore në qytet dhe fshat. Po përgatitemi për një plan investimesh për kanalizimet e ujrave të zeza në zonat informale të Elbasanit, për infrastrukturën rrugore, si edhe asfaltime. Plani afatmesëm 3- vjecar, përvec këtyre punëve të mëdha në infrastrukturë në qytet dhe fshat ka edhe tarifat që presim të marrim. Kemi pasur një rritje të ulët të tarifës në ndricim dhe pastrim. Asnjë tarifë në Elbasan nuk do të rritet më shumë se 20 përqind”. Z. Llatja vuri në dukje edhe rritjen e të ardhurave të Bashkisë që ai drejton. ” Ne kemi arritur të ardhurat tona në 8.1 milion dollarë, dhe këtë vit kemi synim ta rrisim në 8.6 milion. Gjithashtu kemi një buxhet të shtuar për ndihmën sociale”, përfundoi Llatja.