Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Bashkia Elbasan fiton nismën “WiFi4WB”, internet falas në shërbim të komunitetit

Bashkia Elbasan është shpallur fituese e nismës europiane “WiFi4WB”, duke siguruar financim për vendosjen e dy pikave të internetit falas (WiFi) në hapësira publike të qytetit. Ky sukses sjell një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të aksesit në internet publik dhe forcimit të përfshirjes dixhitale për qytetarët dhe vizitorët.

Iniciativa “WiFi4WB” synon instalimin e rrjeteve pa tel falas në pika kyçe të qyteteve të rajonit, duke përmirësuar lidhshmërinë dhe qasjen në shërbime online.

Në kuadër të këtij projekti, Bashkia Elbasan ndodhet aktualisht në fazën e përzgjedhjes së vendndodhjeve ku do të vendosen këto dy pika WiFi. Qëllimi është që ato të shërbejnë sa më mirë qytetarët, duke u vendosur në hapësira të frekuentuara si sheshe publike, parqe, apo pranë institucioneve publike.

Ky projekt pritet të rrisë aksesin në internet për banorët dhe vizitorët,  lehtësojë përdorimin e shërbimeve elektronike si edhe te forcojë imazhin e Elbasanit si një qytet i përparuar dixhitalisht.

Informacione të mëtejshme mbi vendndodhjet e sakta të pikave WiFi do të publikohen së shpejti në faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan.