Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Bashkia Elbasan, përfitues i nismës së Bonusit të Rijetësimit me qëllim hapjen e biznesve të reja në lagjen ” Kala”

Për të dytin vit rradhazi Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen e Bonusit të Rijetësimit, skemë mbështetëse të kujtdo që do të restaurojë dhe rijetësojë një objekt-monument kulture apo që ndodhet në qendra historike.  Këtë vit buxheti për Bonusin e Rijetësimit është 50% më i madh se një vit më parë.  Duke qenë se qyteti i Elbasanit, ka fatin e madh që të rrethohet nga shumë zona turistike dhe historike, mes tyre edhe Kalaja në qendër të qytetit. Ministria e Kulturës Elva Margariti, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, kanë zhvilluar një takim prezantues me banorët e lagjes ” Kala” ku në fokus ka qenë Bonusi i Rijetësimit. Në fjalën e saj, pas firmosjes së kësaj marrëveshje mes Ministrisë dhe Bashkisë, ministria Margariti u shpreh se ” për Elbasanin,  për të gjithë traditën që keni, për të gjithë aspektin intelektual që i keni sjellë mbarë kombit, më lejoni t’ju them se fakti që ju keni jetuar në Kala dhe nuk e keni abandonuar asnjëherë e keni mbajtur tërë jetën gjallë,  është një meritë e juaja, dhe në një farë mënyre shteti po ju ofrohet me një dekoratë”.  

Nga ana e tij kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja pohoi se ” ajo që ne kemi si qëllim në vetvete është që të krijojmë ambjente shërbimi në Kalanë e Elbasanit dhe këto vijnë  me bashkëfinancim, ku  qeveria shqiptare bashkëfinancon projektet tuaja me grante.  Elbasani ka shumë porenciale që vetë ne duhet t’i shfrytëzojmë, për të mirën ekonomike, por edhe për rininë e qytetit.  Kjo është një gjë e mirë, që ta shohim të ardhmen këtu, duke rritur zhvillimin ekonomik”. Ndaj, kryebashkiaku Llatja ka ftuar të gjithë qytetarët e Elbasanit, mes tyre edhe të rinjtë që të bëhen pjesë e kësaj skeme, që sipas tij ” Elbasanit ka shumë porenciale që vetë ne duhet t’i shfrytëzojmë, për të mirën ekonomike, por edhe për rininë e qytetit. Tashmë është hapur Bonusi i Rijetësimit në lagjen ” Kala, ku  çdo person që ka një banesë në Kala mund ta marrë me qera afatgjatë , Buxheti këtë vit është 50 % më shumë se viti i kaluar dhe rritjen e tavaneve për të gjithë ata që duan ta rijetëzojnë shtëpinë e tyre, deri në 6 milion lekë të reja, dhe 1 milion lekë të reja për të rikonstrukturuar çatinë si edhe ambjentet e jashtme.  

Mjafton që ta kthesh shtëpinë që ke pasur në identitet sipas kategorisë që kanë Monumentet e Kulturës, dhe më pas Bashkia i mbështet për të hapur biznese të reja. Kjo është një gjë e mirë, që ta shohim të ardhmen këtu, duke rritur zhvillimin ekonomik.  

Afati i aplikmimit është nga data 30 janar deri në 30 mars, përpos ruajtjes dhe evidentimit të vlerave të trashëgimisë kulturore  të objektit apo kompleksit ku ai bën pjesë, edhe këtë vit do të përkrahen ato projekte me ndikim në zhvillimin ekonomiko-social të komunitetit të zonës; do të përkrahen të rinjë, gratë e vajzat, individët me aftësi ndryshe dhe emigrantët që zgjedhin të investojnë në vendin e tyre.