Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Bizneset

                      Proçedura e Regjistrimit të një Biznesi:

Hapi i parë: Rregjistrimi ligjor i biznesit tuaj bëhet online te portalin qeveritar e-albania

Për më tepër ndiqni videon ilustruese.

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën: helpdesk@e-albania.al

 Hapi i dytë: Rregjistrimi i Biznesit Tuaj në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Elbasan.

Pas regjistrimit te biznesit tuaj në portalin qeveritar e-albania, Ju duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë së  Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Elbasan me qëllim regjistrimin për efekte fiskale të taksave dhe tarifave vendore me dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Esktraktin e Rregjistrimit të marrë në portalin e QKB/e-albania.
  2. Një kopje të Çertifikatës së Regjistrimit të Subjektit (NIPT-i)
  3. Një fotokopje e Dokumentit të Identifikimit
  4. Dokumentat e pronësisë:

      4.1 Fotokopje e kontratës së qerasë së mjedisit nëse jeni qeramarrës, bashkëngjitur dokumenti i pronësisë.

     4.2 Fotokopje e dokumentit të pronësisë në rast se jeni pronar të objektit ku ushtroni aktivitet.

    4.3 Fotokopje Kontratë shitblerje.

   4.4 Fotokopje Formular vet-deklarimi për legalizim.

Kontakt: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”,  kati 1. e-mail: bashkiaelbasan@elbasani.gov.al