Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

BASHKIA ELBASAN, MODEL SUKSESI NË KONTRIBUTIN E DHËNË NË ARSIMIN PROFESIONAL

Ministria e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, bashkë me kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja, dhe drejtuesin politik të PS Damian Gjiknuri, kanë qenë të pranishëm në fushatën e komunikimit “Zgjidh Zanatin”, e cila ka si qëllim orjentimin e nxënësve drejt arsimit professonal, si celësi i suksesit për një punësim të sigurtë.

Biznesi po zhvllohet dhe ka nevojë për të rinjtë me qëllim që t’i japin një frymëmarrje të re. Ndaj edhe bashkia e Elbasanit i ka dhënë një rëndësi të vecantë shkollave profesionale në Elbasan si edhe Qendrës së Formimit Profesional. Ndaj edhe për këtë qëllim, dy shkollat profesionale në Elbasan,

“Sali Ceka”, dhe “Ali Myftiu”, gjatë pesë viteve të fundit kanë njohur një ndryshim rrënjësor sa i përket infrastrukturës në tërësi.

“Sot flasim për një mbështetje të qeverisë, për këto dy shkolla, një promovim dhe mbështetje të vazhdueshme të politikave qeverisësë të arsimit profesional. Jo se kemi dëshirë ne si bashki të bëjmë grupin e përbashkët ndërmjet shkollave profesionale, Qendrës së Formimit Profesional, Zyrës së Punës, bizneseve, apo qeveria vetë e sheh si një mundësi, por ka ardhur e nevojshme nga ekonomia vetë”- tha Llatja.

Ai e vuri theksin tek turizmi në vend, duke pohuar se “kur flasim sot për turizmin, flasim për një bum turistik që ka marrë vendi këtë vit. Shkollat tona profesionale dhe të rinjtë që kanë dalë nga këto shkolla si edhe nga Qendra e Formimit Profesional kanë qenë ato që kanë mbajtur ekonominë dhe  kanë dhënë një fuqi në turizëm, përsa i përket shërbimeve në të gjithë zonën bregdetare të vendit tonë.

 Gjatë sezonin turistik, kuzhnierët dhe kamarierët janë paguar shumë mirë. Kemi një bum turistik, ne duhet të bëhemi gati për këtë.

 Sistemet e reja të tekonoligjë po ecin. Kemi shembuj shumë të mirë në qytet që kanë pasur sukses në shkollat profesionale, ndaj ne i kemi mbështetur dhe do t’i mbështesim shkollat profesionale dhe Qendrën e Formimit Profesional, do të vazhdojmë të promovojmë ato, por edhe të qëndrojmë pranë bizneseve për të bërë politikat që ato kanë nevojë. Kur flasim për Elbasanin e gjelbër, për atë zhvillim që po marrin bizneset me zhvillimin e prodhimit të energjisë, duke përdorur sistemet me panele diellore, ne në Elbasan kemi një kurs fantastik, për të rinjtë, për të gjithë sistemet e paneleve diellore, kemi një degë të hidraulikës, të kuzhinës, të rrobaqepësisë po ashtu. Jemi në rrugë të mbarë dhe jam i bindur se sic kemi pasur këtë vit një rritje të regjistrimeve të rinjve  në shkollat profesionale ashtu do të vazhdojmë të kemi edhe në të ardhmen.

 Ne kemi mbështetur politikat kombëtare por edhe për të bërë politikat tona lokale në bashkëpunim me bizneset, me zonën industriale, edhe me ato biznese që merren me zonat e turizmit, në Gjinar, Funar, Llixha por edhe  në Kala, për të pasur kurse dhe modele të mira”- tha Z. Llatja.

Nga ana e saj, Ministria e Arsimit Ogerta Manastirliu e cilësoi qytetin e Elbasanit një rast suksesi sepse në raport me përqindjen e nxënësve që dalin nga arsimi 9 vjecar dhe orjentohen drejt arsimit profesional ka përqindjen më të lartë në rang vendi, 35 përqind të cilët ndjekin arsimin profesional.

Manastirliu theksoi rëndësinë për orientimin drejt arsimit profesional dhe nevojave që vendi ka sot në drejtim të profesioneve që kërkon tregu i punës.

” Në këtë momente shqipëria ka nevojë për shumë zanatcinj, më shumë kapacatitete apo burime njerëzore të cilat janë të orjentuara drejt zanatit, por ka një moment të rëndësishëm sa i përket sektorëve të vendit ku ka një zhvillim të industrisë, sikurse industria e turizmit, nga ana tjetër kemi një zhvillim të infrastrukturës publike, portuale, maritime, apo sa i përket industrive të lehta. Kemi një zhvillim sa i përket teknogjisë dhe informacionit. Arsimi profesional, të zgjedhurit e një zanati nuk të le në vend, përkundrazi, është ajo mundësi që të jepet për të zhvilluar karrierën tënde në drejtim të profesionit, por hap pas hapi të fut edhe në një sipërmarrje.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë sa i përket faciliteteve në raport me akomodimin me qendrat rezidenciale, me qëllim që nxënës nga qarku i Elbasanit por edhe nga qarqet e tjera të vijnë të frekuentojnë shkollën e Elbasanit”- tha ajo.

“Bashkia është një model suksesi sa i përket kontributit në arsim, qoftë në arsimin e përgjithshëm dhe në atë profesional, por në të gjithë aktivizimin përtej funksioneve  të bashkisë, në raport me infrastrukturën e institucioneve arsimore, por në atë që ne e kemi më shumë të nevojshëm sot, në zhvillimin e kapitalit njerëzor. Kontributi ynë, kontributi i të gjithëve shkon në këtë drejtim. Investimet bëhen për të zhvilluar kapitalin njerëzor, për të rritur dhe zhvilluar njeriun. Ashtu sikurse një pjesë e madhe e jona këtu janë prindër, dhe e dinë shumë mirë se sa i rëndësishëm është orjentimi i fëmijëve në jetë”.  

Duke falenderuar të gjithë mësuesit për punën në këtë fushatë intesive komunikimi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u shpreh se transferimi i nxënësve drejt shkollave profesionale do të vijojë.

Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, i bëri thirrje prindërve të pranishëm në këtë komunikim që t’i orjentojnë fëmijët e tyre drejt profsioneve.

“Duhet të bësh dicka në jetë që të jesh dikushi, dhe kjo fillon nga një zanat, cdo gjë është zanati. Nësë zgjedh një fushë të caktuar dhe e perfeksionon me kohë të ardhmen e ke të caktuar.

 Pjesa që ka stabilizitet financiar janë njerëzit që kanë një zanat. Në të gjithë këtë infrastrukturë që po ndërtohet, duhet zanatcinjtë që ta mbajnë, ndaj them me shumë bindje, si prind, fokusohuni tek profesioni, sepse është gjëja më e garantuar”.

BASHKIA ORGANIZON PANAIRIN ARTISTIK ME PUNIMET E FËMIJËVE ME AFTËSI NDRYSHE

Data 3 dhjetor, është dita Ndërkombëtare e Personave me aftësi të kufizuara, duke shënuar kështu edhe një sërë  aktivtetesh të  cilat shoqata të  ndryshme organizojnë  për këta persona në  mbarë  botën.

Në  këtë  kuadër nën kujdesin e vecantë  të  kryetarit të  bashkisë  së  Elbasanit, Gledian Llatja, me mbë shtetjen edhe të  partnerëve “GIZ/ ORF” dhe “Shoqata për Autonomi Vendore”, në  ambjentet e bashkisë  është  hapur një  panair me punimet artistike të  fëmijëve të  talentuar, të  cilët frekuentojnë  qendrat për arsim social.

 Panairi është vizituar edhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, e cila e vuri theksin tek mbështetja që  ministria ka dhënë  dhe do të  japë  për këta fëmijë  special.

  “Në vitin 2024 ne do të rrisim në 100 numurin e mësuesve ndihmës, aspekt që  lidhet shumë  edhe me shkollat speciale që  kemi, ne do t’i transformojmë  në  qendra burimore, duke pasur një  mbështetje nga minsitria dhe bashkia, me qëllim që  t’i japim fëmijëve sa më  shumë  mbështetje sa i përket shërbimeve të  rehabilitimit dhe shërbimit jashtë shkollor, me qëllim që  të  integrohen në  shkolla edhe përtej orarit shkollor”.

Kryetari i Bashkisë  së  Elbasanit Gledian Llatja, bëri thirrje për sensibilizimin e shoqërisë  për të  qenë  sa më  afër dhe të  mbështesin këta persona.

“Është një ditë e hapur sot, me qëllim që qytetarët të sensibilizohen duke blerë një  pikturë , pasi kjo datë  kërkon një  sensibilitet më  të  madh nga e gjithë shoqëria.

Ndaj kemi ndërrmarë këtë aktivitet, ku fëmijët kanë  publikuar pikturat e tyre për të  sensibilizuar qytetarët dhe institucionet shtetërore”

Duke e cilësuar bashkinë e Elbasanit si model për vëmëndjen që  i ka dhënë  dhe i jep personave me aftësi të  kufizuara dhe cështjeve sociale në  tërësi Adelina Farrici drejtoresha e “Shoqatës për Autonomi Vendore” pohoi se “ne kemi qenë  mbështetës së  inisiativave të  bashkisë . Këto msazhe përcjellin mesazhe sensibilizuese, ku përcillet talenti i fëmijëve me aftësi të  kufizuara dhe qëllimi i tyre është  gjithpërfshirja e fëmijëve në  shiqërinë tonë “.

Panairi ka pasur një interes të madh nga qytetarët e Elbasanit të  cilët kanë  blerë  shumë  piktura nga fëmijët e talentuar.

Drejt fundit punimet në shkollë  artistike “ Onufri”

Ministria e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, inspekton punimet

Shkolla artistike “Onufri” është në fazën përfundimtare të rindërtimit, e financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit.

Kryetari i Bashkisë  Gledian Llatja, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, dhe Drejtuesi Politik i PS në Elbasan Damian Gjiknuri, kanë inspektuar investimin në shkollën e re, ku e vunë theksin tek mbështetja për infrastrukturën arsimore në  Elbasan.

Kryebashkiaku Llatja ka falenderuar Ministrinë  pë r mbë shtetjen e vazhdueshme që  ka dhë në  në  lidhje me investimet në  arsim, ndë rsa shtoi se “shkolla “Onufri” ë shtë  shkolla simbol eElbasanit, ë shtë  shkolla që  ka nxjerrë  artistë , dhe që  ka fuqizuar jetë sn artistike jo vetë m në  Elbasan por edhe në  të  gjithë  Shqipë rinë  e Mesme.

Kjo shkollë  pë r shumë  kohë  ka qeë në  furnizuesi kryesor i Akademisë  së  Arteve me student”.

Duke u ndalur tek projekti i shkollë s, kryebashkiaku e vuri theksin tek  infrasatruktura e shkollë s, e cila ë shtë   zgjeruar me klasa të reja, laboratorë shkencorë, palestër të re dhe sallë koncertesh për 340 nxënës artistë

“Ishte në se u domosdoë shë m që  para disa vitesh rikonstruksioni i shkolls “Onufri”. Kemi bë rë  një  projekt shumë  të  mirë  që  falë  Ministrisë  së  Arsimit kemi pasur një  implementim të  kë tij projekti. Kemi krijuar kushte shumë  të  mira moderne pë r të  gjithë  profilet që  shkolla artistike ofron si pë r fë mijë t e vegjë l dhe pë r ata pak më  të  rritur. Me laboratore të  vecanta ambjente të  cilat i shë rbejnë  pikturë s, skuplpturë s dhe muzikë s. Infrastruktura ë shtë  një  domosdoshmë ri kur flasim pë r kushte të  mira komode sidomos në  shkollat ku ka një  numë r të  madh nxë në sish. Kjo ka qenë  asrsya që  pë rvec shkollë s egzistuese të  bë het edhe shtetasa më  klasat e reja që  të  mos kemi më  shkollë  me dy turne por me një  turn”.

Ministria Manastirliu e cilë soi shkollë n “Onufri” një  nga shkollat “bizhu” që  me pë rfundimin e rehabiltimin e kapaciteteve që  do të  shtojë  kjo shkollë  do të  bë jë  të  mundur që  të  rrisë  edhe numurin që  frekuenton kë të  shkollë  artistike.

“Fokusi i qeverisë dhe MAS është mbështetja e shkollave me drejtime profesionale, me drejtim artistik dhe sportiv. Hapi i radhës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është puna për t’i dhënë shkollave artistike një status special, që do të bëjë të mundur që shkollat artistike të kenë edhe një autonomi financiare për të organizuar punën e tyre, për të mos munguar mjetet didaktike dhe për të garantuar gjithashtu që edhe nga pikëpamja infrastrukturore, edhe nga pikëpamja e burimeve njerëzore, të kemi përmirësime në vazhdim”, tha Manastirliu.

Sipas saj “ne e dimë  që  shkolla “Onufri” ka nxjë rrë  personalitete të  më dha pë r të  cilë n ne krenohemi në  fushë n e artit dhe në  të  gjitha disiplinat e tij. Ne kemi modele si shkolla Onufri, model që  vë rtete ë shtë  pë r t’u aplikuar dhe replikuar në  të  gjitha shkollat e tjera sepse ka traditë mn histonrië , por edhe eksperiencë n. Tashmë  ka edhe infrastrukturë n e pë rshtatshme në  më nyrë  që  kjo shkollë  të  realizojë  të  gjithë  programin 100 pë rqind, dhe majde  të  zhvillohet dhe më  tutje duke na pë rfaqë suar jo vetë m në  evente kombë tare por edhe në  ato kombë tare.

Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i PS-së në Elbasan, vlerësoi investimet në arsim.

“Ka fusha të tëra që janë prekur në arsim dhe jam e bindur që do të vijojnë në përputhje me atë çka presin qytetarët. Kë të  bashkë punim të  mirë  qe kemi pasur me qeverinë  dhe me ju si ministri ne do ta vazhdojmë , kjo ë shtë  një  vepë r konkrete simbol pë r qytetin e Elbasanit, dhe projekti i pë rputhet kë tij simboli. Ne duam që  të  vahdojmë  investimet në  arsim, ë shtë  bë rë  goxha, ka fusha të  të ra që  janë  prekur në  arsim,  dhe jam i bindur që  me punë n tuaj do të  vazhdojë  në  kordinim me bashkonë  infrastrukutra në  arsim të  jetë  në  lartë sinë  e duhur dhe në  pë rputhje me atë  c’ka presin qytetarë t”.

Në Shkollën e Mesme Artistike “Onufri” në Elbasan do të garantojë kushtet më të mira për nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.

Kjo shkollë do të ketë një shtesë 4 kate, klasa dhe laboratorë të dedikuar për çdo profil artistik dhe sallë koncertesh që do t’i shërbejnë 340 nxënësve me drejtimin artistik të muzikës, skulpturës dhe pikturës.

SHPALLJE KONKURSI PËR DREJTOR INSTITUCIONI ARSIMOR NË KOPSHTIN PAPËR, NJËSIA ADMINISTRATIVE PAPËR, BASHKIA ELBASAN

Në mbështetje të ligjit nr.48 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar neni 15, dhe udhëzimit nr.2, datë 28.01.2020 “Për procedurat e emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit public të arsimit parauniversitar”, Bashkia Elbasan shpall konkurs për drejtues të institucionit arsimor parashkollor në kopshtin Papër, Njësia Administrative Papër, bashkia Elbasan.

  1. KUSHTET DHE KRITERET E VECANTA PËR KONKURIM

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati për drejtor i institucionit të arsimit parashkollor publik janë:

  1. Të zotërojë diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve universitare “Bachelor” të formimit për mësues të arsimit parashkollor ose diplomë të njëvlershme me të, sipas përcaktimeve të ligjit 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune si mësues i arsimit parashkollor;
  3. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij;
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore apo i rehabilituar për këto vepra penale;
  1. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Dokumentat që duhet të dorëzojë kandidati për drejtor i institucionit të arsimit parashkollor publik janë:

  1. Jetëshkrimin dhe kopjet e njësuara me origjinalin të dokumenteve që dëshmojnë pohimet në të , sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.1, në udhëzimin nr.2/2020;
  2. Kopjen e njësuar me origjinalin të diplomës së shkollës së lartë bashkë me listën e notave ;               e detyrueshme
  3. Kopjen e njësuar me origjinalin të librezës së punës;
  4. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
  5. Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore, sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2, në udhëzimin nr.2/2020; e detyrueshme
  6. Dëshminë e penalitetit të lëshuar jo më herët se 3 muaj para datës së aplikimit; e detyrueshme
  7. Vërtetim nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; e detyrueshme
  8. Deklaratën e konfliktit të interesit me punonjësit arsimorë të institucionit publik të arsimit parashkollor (bashkëshort/bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prindër të bashkëshortit/bashkëshortes), sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.3, në udhëzimin nr.2/2020. e detyrueshme

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave duhet të bëhet nëpërmjet shërbimit postar në Bashkinë Elbasan, jo më vonë se 5 ditë pas shpalljes së njoftimit të vendit të lirë të punës për drejtor të institucionit të arsimit parashkollor publik.

  1. KRITERET  MBI TË CILAT DO TË BËHET VLERËSIMI I KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për dokumentacionin e dorëzuar në lidhje me:

  1. Notën mesatare të studimeve të larta;
  2. Vlerësimin e provimit të kualifikimit;
  3. Dëshminë/të e njohjes së gjuhëve të huaja;
  4. Certifikata trajnimesh me kredite;
  5. Vjetërsi pune në arsim;
  6. Vjetërsi pune si drejtuese;
  7. Studime pasuniversitare;
  8. Shkrime për cështje të drejtimit të institucionit parashkollor;
  9. Intervista e strukturuar;

DATA E DALJES SË REZULTATEVE DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurim do të marrin informacion  në faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan, për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit si dhe për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista me gojë .

Të gjithë kandidatet pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail ne CV )

Festat e Nëntorit, vogëlushët të parët që nisin festimet

Në këto ditë festash, atmosfera festive është ndier më së shumti tek kopshtet dhe cerdhet e qytetit, ku fëmijët ndihen më krenarë se kurdoherë.

Me veshjet kombëtare, me flamuj në duar, xhamadanë e shamia, nxënësit e kopshteve dhe shkollave në bashkinë e Elbasanit, kanë nisur festimet për 25 Nëntorin shpalljen e Pavarësisë së Elbasanit dhe më pas 28 nëntorin, ditës së flamurit.

Nën kujdesin e mësueseve të tyre fëmijët kanë përgatitur në këto ditë festash këngë, valle, kërcime, me temë patriotike, si edhe punë artistike kushtuar Shpalljes së Pavarësisë.

Keto ditë, ndjenja e patriotizmit dhe dashuria për atdheun vihet në pah më shumë se gjatë ditëve të tjera,

Këshilli Rinor, mirëpret ekipin e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, të ndodhur në vendin tonë për një vizitë studimore

Këshilli Vendor Rinor i Elbasanit pati kënaqësinë të mirëpresë sot në një takim pune një ekip të rinjsh nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga anëtarë të KVR-ve, Agjencisë për Rininë dhe Sportin si dhe punonjës për rininë në bashki të ndryshme të këtij vendi, të cilët po kryejnë një vizitë studimore në Shqipëri.

Në takim, të rinjtë e të dy vendeve patën mundësi të shkëmbejnë përvojat dhe sfidat reciproke për ngritjen, fuqizimin dhe funksionimin e KVR-ve dhe ato të zbatimit të politikave rinore në vendet përkatëse.

Vizita u krye në kuadër të shkëmbimeve rinore të lehtësuara nga Ministria e Shtetit Për Rininë dhe Fëmijët në Shqipëri, si dhe zyrat e UNDP e UNFPA në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të projektit “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besim” i financuar nga Fondi i OKB-së për Paqen.

#UN4Uth

#Ministria e Rinise dhe Femijeve

#Bashkia Elbasan

#United Nations Albania

#UNDP Albania

#UNFPA Albania

#UNDP North Macedonia

#UNFPA North Macedonia

Do të mbështesim fermerët, duke bashkëpunuar për një zhvillim të madh në bujqësi dhe blektori

Në vazhdën e takimeve për të diskutuar rreth buxhetit për vitin 2024, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka zhvilluar një takim me fermerët e Ebasanit, për të parashikuar në vitin 2024 ato investime të cilat janë të domosdoshme, por edhe që mbështesin fermerët.

Ndërsa ka përmedur një sërë investimesh që janë kryer kryesisht në bujqësi gjatë këtyre viteve të fundit, mes tyre edhe unaza bujqësore, kryetari i bashkisë edhe një herë e vuri theksin tek rritja e bashkëpunimit mes fermerëve me qëllim që në të ardhmen të vijojë të ketë një zhvillim të madh si në blektori ashtu edhe në bujqësi.

“Kanalet kulluese, kanalet vaditëse, unaza bujqësore, janë një sërë punësh të mira që ne i kemi bërë bashkë. Për të vazhduar më pas me krijimin që bëmë vjet atë të Grupit Vendor të Krijimit Bujqësor i cili është organizimi i parë në formën e një organizimi federativ, për të bërë politikat bujqësore për bashkinë e Elbasanit”.

Z Llatja vuri në dukje edhe krijimin e agjensisë e cila mbështet bujqësinë, veterinarinë dhe mjedisin.

“Pas dëgjesave publike që bëmë vjet me të gjithë fermerët e Elbasanit dhe me të gjithë Njësitë Administrative, ishim të gjithë të idesë që të krijonim një agjensi që të ishte edhe ajo një mbështetje specifike për bujqësinë, veterinarinë dhe mjedisin.

Ne sot kemi një agjensi të re e cila është fokusuar vetëm tek cështjet e mjedisit, bujqësisë dhe veterinarisë. Unë e kam pasur fokus kryesor bujqësinë, dhe shifrat kanë treguar që kemi qenë efikas, kemi qenë efikas në pastrimin e kanaleve, kjo na ka sjellë një rritje të prodhimit, kemi qenë efikas përsa i përket mbështetjes së fermerëve dhe për garancinë për punimin e tokës së atyre që e kishin mbjellë me pemtari që tashmë është përkthyer në një ligj të posacëm”.

Duke i ofruar sërisht mbështetje fermrëve nëpërmjet politikave fiskale  kryebashkiaku Llatja shtoi ndër të tjera se “ kemi qenë në mbështetje të unazës bujqësore e cila na është përkthyer në rritje të sipërfaqes që kemi sot me sera në fushën e Elbasanit.

Ne jemi përpjekur të bëjmë maksimumin dhe për t’i qëndruar pranë fermerëve. Ne këtë vit po bëjmë politika fiskale shumë të mira, po mbështesim atë që kemi potencialin më kryesor. Në Gjinar dhe Funar të cilat i kemi potenciale kryesore, ne duam t’i mbështesim të rinjtë të cilët duan të hapin një biznes, me mbështetje të drejtëpërdrejtë financiare”.

Të mirëmbajmë burimet natyrore të qytetit tonë

Nëse duhet të ndryshosh sjelljen, për një mjedis të pastër, një ambjent sa më të gjelbër, dhe një shoqëri të mire, zanafilla është tek fëmijët.
Kjo është arsyeja që njohuritë për mbrojtjen e mjedisit, nisin që në shkollat e arsimit fillor.
Janë fëmijët ato të cilët nëpërmjet demostrimit të ambjenteve sa më të pastra në klasë, jashtë saj, si edhe në qytet, përcjellin një edukim mjedisor.
Nën moton “mjedisi na përket të gjithëve”, fëmijët mësohen se burimet natyrore duhen vlerësuar në ambjentin ku ata jetojnë.

Ky sensibilizim i fëmijëve shërben sot për një shpresë për të ardhmen.