Java Europiane e Aftësive vjen në Shkollën Profesionale Elbasan me Festivalin e Ushqimit!
10 shkolla të mesme të arsimit profesional morën pjesë në këtë aktivitet ku fokusi ishte gatimi i pjatave të zonave të ndryshme të Shqipërisë.
I pranishëm në këtë Festival, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja, i cili i ka mbështetur vazhdimisht aktivitetet e ndryshme të shkollave profesionale në Elbasan e vuri theksin tek larmia e traditave të qytetit të Elbasanit, duke filluar nga turizmi, kultura, si edhe kulinaria, e cila zë një vend të vacantë.
“Ne e kemi bërë traditë që bëjmë konkurse, e filluam vjet me Tiranën me fërgesën, kush do t’a fitonte konkursin e fërgesës, normalisht e fituam ne.
Kur marr shembullin e fërgesës, marr shembull edhe të shumë gjellëve tona tradicionale që i kemi në shqipëri, sidomos Shqipëria e Mesme, ku spikat kultura, tradita, kulinaria, të gjitha bashkë.
Por ne besoj disa gjëra i kemi ndarë, tavën e kosit, tavën e pistilit, qullin me arra dhe i kemi quajtur tonat.
Sot jam shumë kurioz të shoh edhe të qyteteve të tjera dhe sidomos të gatuara nga duart e specialistëve, të mjeshtrave, dhe sidomos të atyre që pas disa kohësh do të mbajnë restorantet dhe ekonominë e turizmit në shqipëri”.
Në këtë kuadër kryebashkiaku ka falenderuar AKPA për reformën e madhe që ka ndërmarrë që sipas tij “ me qëllimin kryesor i cili është të bëhemi gati për zhvillimin turistik që po i afrohet vendit, që po i afrohet Shqipërisë”.
Ndersa shtoi se “ këtë vit unë isha shumë krenar që pjesën më të madhe të resorteve e mbanin shkollat profesionale të Elbasanit dhe Qendra e Formimit Profesional në Elbasan, në cdo restorant kudo që të shkoje në Jug në Durrës në Golem, kishe kuzhinierin, kamarierin, stafin, ishin të gjithë të dalë nga shkollat tona.
Ne po mbajmë ekonominë turistike gjallë, jo vetëm të Elbasanit por të gjitha qyteteve, të gjitha, kush ka shkolla profesionale dhe qendra formimi profesional. Dhe për këtë duhet të bëhemi gati, ne kemi bërë një punë bindëse me të rinjtë tanë në Elbasan, që të rregjistrohen tek shkollat profesionale.
Unë i them të gjithëve, gjendja ekonomike e një familje nuk varet gjithmonë nga shteti, por varet kryesisht nga individi.
Nëqoftëse do të dalësh në treg pune shpejt, shkolla profesionale të nxjerr në treg pune shpejt.
Erdhi koha e profesionistëve, të bëhemi të gjithë bashkë, ne si pushtet vendor, kështu sic jemi, Drejtoria e Përgjithshme, mësuesit, strukturat drejtuese lokale edhe të shkollës profesionale dhe të Qendrës së Formimit Profesionale, të bëhemi gati për të kapur trendin ekonomik dhe zhvillimin që po ndodh në shqipëri”.
Vlen të përmendet se vetëm gjatë këtij viti në Elbasan ka pasur 100% rritje të numurit të turistëve,dhe jo vetëm në zonën e Treganit, ku ndodhen banjat termale të Llixhës, e cila ka pasur ritmin e vet të zhvillimit, por ka pasur edhe një rritje të numurit të turistëve, në mbarë pikat e referimit të turizmit në Elbasan.
Në fillim të sfidës nxënësit u përshëndetën nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, z. Klevis Hysa dhe Specialistja e Edukimit, UNICEF Albania, znj. Mirlinda Bushati.
Në fjalën e tyre ata theksuan rëndësinë e arsimit dhe formimit profesional dhe vlerësuan pjesëmarrjen e nxënësve në aktivitete të tilla ku ata fitojnë aftësitë me të mira për karrierën e tyre profesionale.
Festivali eshte një sfidë fantastike kulinarie duke përdorur produktet më të mira lokale të çdo krahine, ku shkolla e Mesme Profesionale Elbasan zuri vendin e parë në sfidën e kuzhinës.