Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Kodër Krastës i shtohen 400 pisha të reja!

Një ditë pas aksionit për lirimin e hapësirave në Kodër Krastë, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, janë mbjellë 400 fidanë pishe të reja. Kjo kurorë e gjelbër pishash i shtohet masivit pyjor të Kodër Krastës i cili vitet e fundit është kthyer në një park jo vetëm pushimi por edhe kodrinë sportive për qytetarët e Elbasanit. Preferenca sa vjen e rritet për ta frekuentuar Kodër Krastën, për nga vetë pozita gjeografike që ajo ka, por edhe nga klima, prandaj edhe e quajnë ” mushkëria e Elbasanit” . Të katër stinët e vitit, kodrën e sheh të gjelbëruar duke i dhënë qytetit një pamje akoma më të bukur. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka falenderuar të gjitha institucionet që iu përgjigjën thirrjes së Bashkisë Elbasan dhe Prefektit të Qarkut, në një aksion për zëvendësimin e pemëve të dëmtuara ndër vite. ” Mbjellja e pishave tradicionale ne Kodër Krastë do të vazhdojë, të gjithë qytetarët elbasanas mund të mbjellin pemën e tyre në këtë Kodër, e cila zbukuron mjedisin, por ruan edhe shëndetin tonë. Një pemë e mbjellë sot, më shumë shëndet për fëmijët tanë”.

Llatja/ Aksion për rivitalizimin e Kodër Krastës 

Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me ASHP, Drejtorinë e Pyjeve, si edhe Policinë, kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike në Kodër Krastë. Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, aksioni ka si qëllim lirimin e hapësirave të zëna kryesisht nga banorë të zonës por edhe qytetarë të papërgjegjshëm. Vetëm ditën e sotme janë liruar 7000 metra të cilat konsistojnë me pemë të mbjella nga banorët të cilat nuk janë karakteristike e zonës. Kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja deklaron se” aksioni do të vazhdojë deri në lirimin e të gjitha objekteve apo godinave pa leje qofshin këto për efekte blektorale apo arsye të tjera në zonën e Krastës. Lirimi i sipërfaqes ështe zëvëndësuar me mbjelljen e pishave, janë hequr gardhet  dhe janë mbjellë me pemë tradicionale. Cdo fond pyjor i Bashkisë së Elbasanit do të jetë për qytetarët e Elbasanit. Nuk ka pasur  dhe nuk do të ketë tjetërsim të fondit pyjor as në Krastë as në zonat e tjera pyjore”.  Sa i përket zjarreve të rëna qëllimisht në disa nga Njësitë Administrative të Elbasanit Z. Llatja pohon se ” Ndërmarja e Shërbimeve Publike si edhe Zjarrëfiksja kanë ndërhyrë në kohë per shuarjen e zjarrit, por flakët janë rindezur sërisht nga persona të qëllimshëm. Shembulli ynë më i mirë është, edhe pse ti e djeg pyllin, Bashkia do ta rimbjelli”. Kodër Krasta e Elbasanit njihet edhe si pjesa domethënëse e “mushkërisë së gjelbër” të qytetit, që tashmë ka marë shtrirje akoma më të gjerë, që nga koha kur ky vend nisi të quhej i tillë, dhe të bëhej vullnetarisht një zonë e gjelbër .

Gëzuar ditën e fisnikërisë bektashiane, ditën e Sulltan Nevruzit!

Z.Llatja uron ditën e Sulltan Nevruzit, ditën e fisnikërisë bektashiane. Në këtë ditë të ringjalljes së madhe, besimtarët bektashianë kremtojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i shoqëruar nga deputetë të Elbasanit dhe besimtarë ka vizituar dhe ka uruar nga teqeja e Baba Sheirift këtë ditë të ripërtëritjes së natyrës dhe ringjalljes së madhe. ” Festa e Sulltan Nevruzit sinjifikon ringjalljen, në këtë ditë lind shpresa, për të  gjithë njerëzimin,  ku të gjithë shpresojmë  për një të ardhme më të mirë. I uron bashkëqyterëve “

Njoftim Drejtoria e Pronave dhe Aseteve

Dritan Bashkim Salibasha

     Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.05 datë 28.01.2014 “Mbyllje proçedure privatizimi banesash shtetërore”, ju ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen”Qemal Stafa”, pall.nr.78/3, hyrja”B”, kati i I-, apartamenti nr.2, z.k 8522, Elbasan.

Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqiteni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes,sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Proçedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992,”Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004,”Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.

 Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !

Njoftim Drejtoria e Pronave dhe Aseteve

Trashëgimtarëve të të ndjerit Ismail Ramazan Ramazani.

                -Ramazan Ismail Ramazani

                -Naze Ismail Braho (Ramazani)

                -Tahir Ismail Ramazani

                -Emine Ismail Brahja (Ramazani)

                -Vijoleta Ismail Basha(Ramazani)

                -Petrit Ismail Ramazani

                -Ilir Ismail Ramazani

                -Shpëtim Ismail Ramazani

        Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.09 datë 27.01.2020 “Mbyllje proçedure privatizimi banesash shtetërore”, ju ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen “Brigada 17 Sulmuese”, rruga ” Mahmut Maçi”, banesë e ulët pranë pallatit nr.107, z.k.8522, Elbasan.

Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqiteni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes, sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Proçedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992,”Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004,”Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.

 Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !

Njoftim Drejtoria e Pronave dhe Aseteve

Trashëgimtarëve të të ndjerit Xhemali Harun Topurja.

                -Burbuqe Riza Topurja

                -Riza Xhemali Topurja

                -Makbule Xhemali Topurja

                -Mirjan Xhemali Topurja

                -Engjëll Xhemali Topurja

                -Dueta Xhemali Topurja

         Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.05 datë 28.01.2014 “Mbyllje proçedure privatizimi banesash shtetërore”, ju ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen “Qemal Stafa”, pallati nr.78/1, hyrja “B”, kati i 5-, apartamenti nr.19, z.k.8522, Elbasan.

Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqiteni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes, sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Proçedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992,”Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004,”Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.

 Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !

Ne diten boterore te sindromes Down.

Në Ditën Botërore të Sindromës Down me ministret Ogerta Manastirliu dhe Evis Kushi nën kujdesin e vecantë të Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, janë organizuar një sërë aktivitetesh. Në Pallatin e Sportit të Elbasanit në një aktivitet organizuar nga Bashkia Elbasan qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte për të promovuar të drejtat e këtyre personave dhe rritur ndërgjegjësimin për më shumë përfshirje në shoqëri. Kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen, si edhe  Roland Hysi dhe “Special Olympics Albania” të cilët  u bashkuan në këtë aktivitet kaq të veçantë. Bashkia Elbasan do të vijojë të mbështesë  integrimin e të gjithë fëmijëve me aftësi të veçanta.Në muajin dhjetor të vitit  2011, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 21 Mars si Ditën Botërore të Sindromës Down. 

Drejt përfundimit rehabilitimi i lulishtes qendrore të Elbasanit.

Lulishtes së re në qendër të qytetit po i jepet dora e fundit. Në përfundim të punës për rindërtimin e Xhamisë së re të Ballies, plotësohet tabloja e një vepre arkitekturore moderne që i shtohet suvenireve të veçanta të Elbasanit.  

Lulishtja e re, së shpejti do të  kthehet në shërbim të komunitetit me mjedise të gjelbëruara dhe vendpushime çlodhëse.  

Projekti i investimit përfshiu zonën përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, pozicionuar ndërmjet xhamisë së Ballies dhe teatrit “Skampa”.  

Në zonën e rehabilituar, punimet përfshinë trajtimin e hapësirave publike urbane me elementë të rëndësishëm arkitektonik bashkëkohor, gjelbërim, dekoracione artistike dhe ndriçim i ambientit.  

Ky investim me financim nga qeveria shqiptare dhe zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon të rrisë cilësinë e ambienteve të hapura publike dhe të ofrojë një hapësirë dinamike për ushtrimin e aktiviteteve artistiko-kulturore, në shërbim të qytetit të Elbasanit.

Dita e Verës/ 27 organizime festive në 6 pika të qytetit!

Edhe pse ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, festimet e Ditës së Verës, e kanë kryeqendrën në Elbasan. Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, pas dy viteve mungesë për shkak të pandemisë, festimet e Ditës së Verës, startuan që në datë 10 Mars për t’u finalizuar drekën e 14 Marsit. 27 organizime festive në 6 pika të qytetit të Elbasanit, kjo ishte edhe harta e festimeve në prag të Ditës së Verës, deri në perëndimin e 14 Marsit. 
Këtë të hënë kanë qenë me mijëra qytetarë jo vetëm nga Elbasani, por edhe  nga gjithe Shqipëria  që kanë festuar ditën e verës në qytetin e traditës së kësaj feste. Festimet  në Elbasan nisën gjallërinë e tyre mbrëmjen e 10 marsit, për të vijuar deri në datën 14 mars deri sa dielli nis të perëndojë. Fëmijët e Kopshteve të Bashkisë së Elbasanit, ishin edhe lajmëtaret e para të festimeve të Pranverës. Tek Parku ” Rinia” dhe jo vetëm, fëmijët kanë organizuar aktivitete të ndryshme, me këngë, dhe valle.   Aktivitetet kanë vijuar me Festivalin Folklorik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare, i cili mblodhi në Elbasan në edicionin e tij të XVII  më shumë se 11 asamble dhe trupa nga të gjithë trevat shqiptare. Si pjesë ikonike e Ansamblit ” Isuf Myzyri” Bashkia e Elbasanit vlerësoi dy bilbilat e këngës popullore Vëllezërit Zena me titullin ” Qytetar Nderi” akorduar nga Këshilli Bashkiak për merita të veçanta në zhvillimin e artit, kulturës dhe ruajtjen me fanatizëm të motiveve tipike elbasanase. Aktivitete dhe larmi festive në të gjithë qytetin. Pallati i Sportit në Elbasan, organizoi finalen e maratonës sportive ” Lëvizja Olimpike” mes shkollave 9 – vjeçare dhe të mesme të Bashkisë Elbasan. Kupa e Luleve në Basketboll shkoi për djemtë e shkollës ” Kostandin Kristoforidhi” dorëzuar nga vetë kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja. Aktivitetet festive vijuan edhe në datat 12 dhe 13 Mars, ku 17 grupe nga të gjithë trojet shqiptare sollën traditat, kulturën dhe kostumografinë e tyre në një “defila” për herë të parë në Elbasan. Ishin fëmijët ata të cilët ngritën edhe balonat e Ditës së Verës. Ndërsa me qindra qytetarë jo vetëm nga Elbasani, por nga vende të ndryshme të vendit, kanë shijuar mbrëmjen e 14 Marsit jashte në shesh, ku nën ritmin  e këngëve të artistes së njohur Aurela Gaçe dhe grupit më të njohur Elita 5 për më shumë se 5 orë kanë shijuar dhe festuar  ardhjen e Ditës së Verës. Një koncert i madh festiv i cili i kishte munguar Elbasanit prej dy vitesh, i cili u finalizua me fishekzjarre që mbuluan qiellin e Elbasanit për disa minuta. Mëngjesi i së hënës, ka gjetur fëmijët në shesh, aktivitete të ndryshme parada e karnavaleve, maratona dhe gara e çiklizmit mes shkollave të qytetit, si edhe Panairi Industrial dhe ai i Sportit, ishin të tjera aktivitete në kuadër të Festës Pagane të Ditës së Verës në Elbasan. Panairi i zejeve dhe bizneseve të Elbasanit një mundësi fantastike për të promovuar punën dhe kreativitetin e njerëzve të thjeshtë që e kanë ndërtuar ekonominë dhe te ardhmen falë aftësive të tyre. Ekspozita fotografike e festimeve ndër vite në Muzeun Etnografik dhe në lulishten e rehabilituar pranë Xhamisë së Ballies, ishin dy nga pikat më interesante për vizitorët e shumtë të qytetit. Sofra e Elbasanit, një traditë shekullore që çdo 14 Mars hap dyert për të gjithë miqtë e qytetit për t’i uruar mirëseardhjen pranverës, do të mbyllte edhe aktivitetet për këtë ditë të shënuar festive për Elbasanin. Kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja, bashkë me deputetët e Elbasanit, patën nderin të prisnin miq nga i gjithë vendi dhe jashtë vendit  në këto ditë feste, duke i falenderuar që u bënë pjesë e festimeve në qytetin e Elbasanit, aty ku edhe ka lindur kjo festë që nga lashtësia. Ndërsa, dhe të gjithë elbasanllinjtë përcjellin miqtë e tyre nga vende të ndryshme të Shqipërisë, dhe mbyllin kështu një ditë të paharruar për një vit të tërë. Dita e Verës  është me origjinë pagane, një festë ku nuk ndërhyn feja, festojnë të gjithë, është kënaqësia e stinës së pranverës. 

Programi Ditës së Verës në Elbasan

“Dita e Verës”  është festuar në qytetin e Elbasanit me ritualin shekullor, me dalje në natyrë, pa e  prishur traditën e bukur dhe të veçantë, të trashëguar  ndër breza. Sipas të moshuarve, pragfesta, dita e festës dhe një muaj më pas, njerëzit sheshonin gjithë kontradiktat, zënkat dhe mëritë. ”Dita e Verës”, fitonte kështu një “status” krejt të veçantë, duke imponuar mirësinë, paqen dhe qetësinë. Në këtë kuadër, Bashkia e Elbasanit ka hartuar një program të gjerë festimesh për këtë ditë të shënuar më së shumti për elbasanllinjtë të cilët prej shekujsh e kanë festuar këtë ditë.  

Programi për ditën e Verës  

Data 09 -10- 11 Mars  

Fëmijët e kopshteve të Bashkisë Elbasan festojnë ardhjen e pranverës: Parku “ Rinia”/ 10:00  

Kampionati i basketbollit dhe volejbollit:   Pallati i Sportit/ 11:00  

Nata finale e Festivalit për Fëmijë  “ Zërat Pranverore”  

Qendra Rinore Elbasan/ 16.00  

 Data 12 Mars  

 Panairi i Zejeve :    Parku “Aqif Pasha” / 10:00  

 Panairi Industrial :  Lulishtja Valmi/ 10:00  

Koncert i Harqeve : Kisha Shën Maria Kala / 10:00  

 Karaoke : Parku “Rinia”  / 18: 00  

 Koncert: “ Një lulisht me trëndafila”    : Teatri “ Skampa” 18:00      

 “ De file” parakalimin e grupeve popullore me veshje tradicionale : Sheshi Gensher/ 18:00  

Data 13 Mars  

Panairi i Zejeve :    Parku “Aqif Pasha”/ 10:00  

 Panairi Industrial :  Lulishtja Valmi/ 10:00  

Ekspozita fotografike e Elbasanit ndër vite : Muzeu Etnografik / 10:00  

Dance Street, Dita e Balonave : Stadiumi Elbasan Arena / 11:00  

Minikampionati i futbollit / Kompleksi “ Ajek” / 13.00  

Koncerti i Mbrëmjes Nata e Verës 2022 : Sheshi “Gensher” / 20:00  

                                            Data 14 Mars  

Ekspozita fotografike e Elbasanit ndër vite : Muzeu Etnografik / 10:00  

Parada e Karnavaleve : Sheshi “ Gensher” / 10:00             

Panairi i Sportit: Stadiumi Elbasan Arena / 08:00  

Këndi i Lojrave popullore: Kodra e Krastës/ 10:00  

Panairi industrial / Lulishtja Valmi/ 10:00  

Koncert Live : Elita 5 / Sheshi “ Gensher” / 11.00   Ftojmë të gjithë qytetarët elbasanas, por edhe miqtë nga vendi dhe diaspora të bëhen pjesë e festimeve në qytetin e Luleve!