Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Drejtoritë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Operacionale

 Misioni:  Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve Operacionale eshte struktura pergjegjese ne Bashki per menaxhimin e ndertimeve ne territorin urban, me qellim perdorimin me efikasitet te ketij territori, per krijimin e nje mjedisi te organizuar per nje jetese mne te mire te banoreve te Bashkise. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Territorit Urban Misioni: Drejtoria e Pergjithshme e Shërbimit të Territorit Urban është njësi bazë e strukturës organizative të Bashkisë dhe përgjigjet për aktivitetin administrativ të shërbimeve ndaj komunitetit në fusha si: Menaxhimi i territorit urban, shërbimet publike, mirëmbajtja dhe funksionimi i infrastrukturës, mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve etj. Kjo drejtori funksionin si mbikëqyrëse, ndërmjetësuese dhe bashkëpunuese midis Agjencisë së Shërbimeve Publike, Agjencisë së Bujqësisë, Pyjeve, Veterinarisë dhe Mjedisit, Ujësjellës Kanalizimeve, Policisë Bashkiake, Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Njësive Administrative, kontraktuese të shërbimit të pastrimit të qytetit, shërbimit të gjelbërimit si dhe strukturave të tjera vendore dhe qëndrore. Qëllimi i kësaj drejtorie është përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve duke pasur prioritet kryesor sigurimin e një mjedisi të pastër, të shëndetshëm, shlodhës dhe argëtues për qytetarët duke ju referuar standardeve të BE në fushën e Shërbimeve Publike. Drejtoria e Emergjencave Civile. Drejtoria e Emergjencave Civile është një strukturë organizative e Bashkisë e ngritur në bazë të V.K.M nr. 965 datë 02.12.2015 “Për bashkëpunimin ndërinstitucional të strukturave të drejtimit në rastet e Emergjencave Civile dhe Krizave”. Ajo ka natyrë operacionale që funksionon në mënyrë të përhershme për kryerjen e detyrave të përcaktuara me ligj për parandalimin, menaxhimin dhe përballimin e Emergjencave Civile. Për realizimin e këtij misioni ajo bashkëpunon dhe koordinon punën me strukturat vepruese aktive dhe strukturat vepruese mbështetëse, në nivel Vendor dhe Qëndror, të cilat janë përcaktuar në VKM nr. 531 datë 01.08.2003 dhe janë pjesë e Strukturave Kombëtare të Planizimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile. Në përmbushje të plotë të detyrave, specialistët e kësaj drejtorie, gjithashtu dokumentojnë të gjithë procesin administrative–ligjor për shpërblimin financiar të familjeve të dëmtuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera. ​   Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit të të Ardhurave, Aseteve,Buxhetit dhe Financës Misioni: Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve Mbeshtetese, eshte strukrure pergjegjese per planifikimin, mbledhjen, administrimin e te ardhurave te Bashkise, pergatitjen e projektit buxhetit dhe zbatimin e tij, administrrimin financiar te Bashkise etj. ​ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Organizative Misioni: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Organizative është strukturë përgjegjëse për politikat bashkiake në drejtim të burimeve njerëzore, marrëdhëniet me publikun, informimin qytetar dhe garantimin e aktiviteteve ligjore për aktet dhe aktivitetin e organeve dhe administratës së Bashkisë. Garanton transparencën në drejtim të rekrutimit të personelit të Bashkisë, publikim dhe njotim të akteve apo informacioneve të tjera të bashkisë, informimin e publikut për çështjet me interes për të. Koordinon aktivitetin administrativ të Njësive Administrative, të lagjeve të qytetit dhe zyrave të Gjendjes Civile. Merr masat e nevojshme për krijimin e mundësive dhe lehtësirave për tërheqjen dhe pjesëmarrjen e publikut në proceset vendimmarrëse me impakt në jetët e tyre.  Drejtoritë: Drejtoria e Administratës dhe Burime Njerëzore. Drejtoria e Administratës dhe Burimeve Njerëzore realizon menaxhimin e burimeve njerëzore të Bashkisë, organizimin e strukturave me synim përmirësimin e vazhdueshëm organizativ dhe funksional të institucionit. Kjo drejtori ka për mision rekrutimin e burimeve njerëzore të afta për të përballuar sfidat e reja dhe dinamike me të cilat përballet sot njësia e qeverisjes vendore, transparencën në drejtim të këtij rekrutimi dhe nxitjen në mënyrë të vazhdueshme të trajnimit dhe kualifikimit të stafit të institucionit me qëllim rritjen e tyre profesionale, përgatitjen sa më të mirë në punë, mbështetjen për të vazhduar aftësimin e tyre profesional nëpërmjet trajnimeve dhe workshopeve të ndryshme.  Drejtoria Juridike. Misioni i Drejtorisë Juridike është të sigurojë ndihmën juridike për veprimtarinë dhe aktet e Këshillit Bashkiak, komisionet e tij, Kryetarit të Bashkisë dhe Administratës.  Drejtoria e Informacionit. Drejtoria e Informacionit, nëpërmjet dy sektorëve të saj, ai i informimit qytetar dhe ai i kërkesë-ankesave, ka misionin për të qenë mjedisi i të gjithë komunitetit; vendi ku realizohet ballafaqimi i parë institucional i qytetarit me Bashkinë; vendi ku duhet dëgjuar me vëmendje shqetësimi i qytetarit, evidentimi i problemit, qoftë verbalisht, qoftë me shkrim sipas rastit, e duke e adresuar paskëtaj për verifikim dhe zgjidhje në organet drejtuese të Bashkisë.  Drejtoria e Koordinimit me Njësitë Administrative dhe Lagjet. Kjo drejtori ka mision të saj planifikimin, drejtimin, koordinimin dhe veprimtarinë e Njësive Administrative/lagjeve, në përputhje me programin dhe politikat e miratuara të Bashkisë, ka përgjegjësi të qarta për zbatimin e politikave ekzistuese dhe ato të programuara të Bashkisë, identifikon nevojat e zhvillimit të politikave dhe rekomandon komponentë të planifikimit strategjik brenda fushës së veprimtarisë nën përgjegjësi.​   Drejtoria e Përgjithshme e Politikave Strategjike, Sociale, Shërbimeve Komunitare dhe Inovacionit Misioni: Misioni i kësaj drejtorie është të rrisë kapacitetet dhe eventet e Bashkisë në skicimin dhe menaxhimin e programeve dhe projekteve lokale në dobi të qytetarëve si dhe në aftësinë për të thithur fonde për të financuar këto projekte në bashkëpunim me Donatorët, OJF-të dhe grupet e interest. Të promovojë evente dhe aktivitete me fokus turizmin me qëllim rritjen e numrit të vizitorëve dhe gjallërimit të jetës në qytet. Mbështetur në strategjinë e zhvillimit të qytetit harton dhe zbaton politika që synojnë një qytet të zhvilluar, destinacion turistik dhe qytet universitar. Hartimi, monitorimi dhe zbatimi i politikave dhe planeve vendore duke ndjekur hapat e strategjive kombëtare në fusha të caktuara të zhvillimit strategjik, kujdesit social për shtresat në nevojë dhe sistemit parauniversitar duke përdorur teknologjitë më të reja të inovacionit dhe harmonizimi i tyre me strategjitë kombëtare sektoriale dhe ndërsektoriale.  Drejtoritë: Drejtoria e Politikave të Trashëgimisë Kulturore, Turizmit, Artit dhe Sportit. Kjo drejtori siguron rritjen e jetës artistike kulturore për të gjitha grupmoshat me qëllim shndërrimin e qytetit të Elbasanit si një qendër kulturore me standarde europiane; krijimin e mundësive çdo artisti të ri të rritet profesionalisht dhe të vlerësojë kontributin e çmuar të artistëve të njohur brenda dhe jashtë vendit. Harton politika dhe plane veprimi duke synuar nxitjen dhe intensifikimin e jetës sportive, si dhe zhvillimin e infrastrukturës së ambienteve sportive me parametra bashkëkohorë.  Drejtoria e Politikave të Arsimit dhe Edukimit. Drejtoria e  Politikave të Arsimit dhe Edukimit ka mision zbatimin e politikave në fushën e arsimit parashkollor dhe realizimin e qëllimeve që rrjedhin prej tyre duke mundësuar sigurimin e një sistemi arsimor cilësor që mundëson zhvillimin e plotë dhe të gjithanshëm të individit, shanse të barabarta si dhe formimin e çdo individi. Kjo drejtori mbështet përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit arsimor të institucioneve të arsimit parashkollor.  Drejtoria e Politikave Strategjike, Inovacionit dhe Medias. Kjo drejtori ka mision të hartojë planet lokale në funksion të kapacitetit ekonomik të qytetit për të përmirësuar të ardhmen ekonomike dhe cilësinë e jetës. Nëpërmjet këtyre planeve institucionet publike, biznesi dhe komuniteti bashkëpunojnë për të krijuar kushte më të mira për rritje ekonomike. Drejtoria e Shërbimit të Kujdesit Social dhe Komunitar. Identifikon familjet më të varfëra në territorin e Bashkisë dhe bën planifikimin e dhënies së ndihmës ekonomike sipas kritereve ligjore. Planifikon dhe administron fondet për trajtimin e personave me aftësi të kufizuar (të verbër, të paaftë mendor dhe fizik, para dhe tetraplegjikë) si dhe pagesat e indivalidëve të punës. Identifikon nevojat e grupeve sociale në rrezik si fëmijët, të rinjtë, gratë, të paaftët, të moshuarit dhe minoritetet për shërbime sociale dhe në përputhje me mundësitë e në bashkëpunim me OJF-të t’u ofrojë shërbime të paracaktuara​.