Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Elbasani ndez skenën me artistët më të njohur të vendit në Ditën e Verës 2026!

Elbasani po hyn në ditët më të bukura të vitit, aty ku tradita takohet me muzikën dhe festa merr përmasa madhështore. Në skenën e madhe të Sheshit Gensher do të ngjiten artistët më të njohur të vendit, duke e kthyer qytetin në epiqendrën e festimeve mbarëkombëtare.

Këtë vit, publiku do të shijojë performancat e zërave shumë të dashur për shqiptarët, Eranda Libohova,  Eneda Tarifa, Era Rusi  të cilat do të performojnë për tre net rresht, duke ndezur atmosferën me hitet e tyre dhe energjinë që i karakterizon.

Në organizimin dhe mikpritjen e artistëve është angazhuar edhe Gentian Myftaraj, duke i dhënë festës një dimension edhe më gjithëpërfshirës dhe profesional.

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i ka pritur artistët në zyrën e tij, në një takim miqësor së bashku me Gentian Myftaraj, duke i ftuar të bëhen pjesë e festimeve të Ditës së Verës 2026 dhe të sjellin në Elbasan atmosferën festive.

📅 13 • 14 • 15 Mars

🌸 Dita e Verës 2026

📍 Vetëm në Elbasan

Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, festa rritet nga viti në vit, bëhet më e madhe, më e organizuar dhe më e frekuentuar. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe nga diaspora zgjedhin Elbasanin për të përjetuar atmosferën unike që vetëm ky qytet di të krijojë.

Ngjyrat e pranverës, aroma e ballokumeve, sheshet plot me jetë dhe muzika që kumbon deri në mbrëmje e bëjnë Elbasanin një arenë të vërtetë feste.

Sepse në Ditën e Verës, zemra e Shqipërisë rreh në Elbasan.