Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

I GJITHË QYTETI DREJT URBANIZIMIT TOTAL

Që në nisje të ketij fillim viti të ri, bashkia e Elbasanit nuk e ka ndalur punën për urbanizimin e të gjitha lagjeve të qytetit si edhe zonave periferike.

Tashmë janë drejt përfundimit punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës në lagjen “Haxhias” e cila përfshin shtrimin me asfalt, sistemimin e trotuareve, pajisjen me ndriçim duke sjellë urbanizimin e plotë të saj.

Kryetari I bashkisë Gledian Llatja bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri janë ndodhur në këtë lagje ku edhe kanë parë nga afër punimet të cilat janë fokusuar aktualisht tek shtrimi me trotuare.

“Kemi nisur një aksion te madh në të gjithë qytetin për rehabilitimin e trotuareve, sidomos aty ku është shtruar edhe asfalti. Gjatë këtij viti i kemi dhënë një fokus të vecatë punëve publike në qytet, ku punët kanë nisur me një ritëm tjetër, me shumë focus për zgjidhjen e problemeve që kanë qytetarët, kudo në cdo bllok pallatesh në cdo lagje, në cdo rrugicë”, tha kryebashkiaku Llatja.

Pumimet po kryhen nga Ndërrmarja e Shërbimeve Pubile në bashki, në bashkëpunim me FSHZH e cila ka financuar pjesën e materialeve shtesë.

Z. Llatja shton se “po kuadrohet i gjithë i investim i parë që ka nisur kohë më parë, për të vijuar pas lagjes “Haxhias” në të gjitha lagjet e tjera”.

Sipas drejtuesit politik të qarkut Damian Gjiknuri, i rëndësishëm është fakti se gjithë qyteti po urbanizohet edhe në ato zona të lëna mënjanë ose që janë në periferi të qytetit.

“Edhe kjo lagje do të urbanizohet, e gjitha. Ne do të vazhdojmë rrugën që kemi nisur dhe po vazhdojmë t’i bëjmë realitet.

Sistemimi i kësaj rruge konisston me shtrimin e trotuareve në të gjithë pjesën e pallateve, pasi ka hasur probleme me raste reshjesh.

 Janë bërë asfaltimet, vendosja e ndricuasve Let dhe tashmë ka nisur rehabilitimi i të gjithë sipërfaqeve.