Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Karta e Studentit, firmoset marrëveshja me Bashkinë e Elbasanit, dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit

Fjala e Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja

Të nderuar pjesëmarrës!

Në vitin 2019, bashkë me rektorin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” z. Skënder Topi kemi nisur bashkëpunim për të lehtësuar, për të bërë të mundur Kartën e Studentit, edhe për sipërmarrjen që  ndërmorëm bashkë me Postën Shqiptare për prodhimin e këtyre kartave.

Në fakt, shumë shërbime ne i kemi vënë në dispozicion të studentëve, kemi bërë disa aktivitete për promovimin e Kartës së Studentit. Por një gjë e strukturuar në mënyrë të mirëfilltë ndërmejt qeverisë, e përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit për promovimin e saj dhe për vendosjen e shumë shërbimeve sidomos edhe me ato që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë edhe me bizneset, sot finalizihet.

Faleminderit znj. Ministre.

Nuk ka qenë e lehtë, pasi kam parë shumë që të flitet për Kartën e Studentit, nuk ka qenë e lehtë vetëm sistemi fiskal i privatit për sistemimin e saj, me shërbimet që i bëhen studentit apo me uljet që i bëhen atyre që kanë Kartën e Studentit.

 Prandaj duhet gjatë të gjithë kohës mbështetja e qeverisë, lobimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pikërisht për këtë, në mënyrë që të jemi një grup i shëndetshëm, ashtu siç bashkëpunojmë me Universitetin ku nuk mundet dot qyteti të konceptohet pa Universitetin, apo Universiteti pa qytetin, pa Bashkinë.

Prandaj ne kemi ecur bashkë me Universitetin, ndaj kemi aplikuar bashkë me të gjitha projektet tona si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare.

Kemi projekte shumë të mira sot, të cilat ne i kemi aplikuar me fondet e BE – së apo edhe me fondet e e qeverisë, patjetër që ne nuk e kemi të gjithë ekspertizën për projektet e BE – së apo ato ndërkombëtare, Ne na duhet mbështetja e Universitetit të ecim përpara bashkë me studentët në zhvillimin e qëndrueshëm tonin.

  Shumë nisma të mira janë ndërrmarë nga Universiteti, shumë nisma të mira kemi bërë bashkarisht edhe ne si bashki në bashkëpunim edhe me bizneset, për të ofruar shërbime të lehtësuara, dhe këto janë hapa të shëndetshëm që kemi vendosur për një rrugë të qëndrueshme.

 Ne Elbasanin e “Normales” nuk e shohim dot pa Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ne jemi një, jemi një zhvillim ekonomik, kemi një brez të tërë të administratës i cili ka dalë nga ky Universitet, kemi një brez pedagogësh që ka dalë nga ky Univeritet dhe sot tradita kthehet dhe përsëritet duke u përmirësuar në vetvete.

 Ne po bëjmë edhe projekte të përbashkëta me Universitetin, duke filluar që nga bursat që duam të japim për nxënëit e krahinës së Preshevës, dhe ato të Maqedonisë së Veriut, ku ne i mbulojmë shpenzimet, i japim bursë, bashkia i mbulon akomodimin ( konvikti), duke bërë të mundur që Universitetin e Elbasanit ta kthejmë në traditë, ku mësuesinë e ka pasur prioritet, ku të gjithë trevat shqiptare vinin në Elbasan për t’u bërë mësues.

  Karta e Studentit, nuk është një koncept i ri që ne po e sjellim sot, është një koncept që sot po formalizon shumë nga problematikat tona që ne i kemi pasur në të kaluarën.

 Libraritë, bibiotekat, muzetë, transporti, shërbimet e ndryshme, stadiumi, shërbimet e ndryshme që ne ofrojmë, sidomos përsa u përket atyre të cilët japin një farë pagese, duke filluar tek “Teatri Skampa”, “Qendra Rinore”, Pallati i Sportit “Tomorr Sinani”, të gjitha bëhen të mundura me kartën e studentit.

 Një çmim preferencial për disa nga lokalet që janë kryesore dhe që duan të jenë pjesë e kësaj nisme që ne kemi marrë, sot tashmë bëhen konkrete me këtë firmosje që ne po bëjmë.

 Dua ta falenderoj Ministren, e cila e ka mbështetur pa kushte Elbasanin edhe kur ishte Ministre Shëndetësie, përsa i përket spitalit, Poliklinikës së re me një sërë investimesh, sot edhe me projekte të reja që jam i bindur do të na mbështesë po ashtu edhe për vazhdimësinë e projekteve.

  Gjithashtu edhe për Evisin kam një falenderim të veçantë, sepse edhe ajo ka bërë shumë për Universitetin, jemi sot në këtë pikë pikërisht mbas një pune të mirë të bërë nga Evisi për të gjithë pjesën e infastrukturës arsimore, por edhe nxitjen e këtyre bashkëpunimeve.

Kam edhe një kërkesë për Ministren, do të na duhet edhe pak mbështetje për konviktin, kemi mbaruar pjesën e parë, aty ofrohen shërbime shumë të mira sot, sidomos tek pjesa e re, dhe studentët të cilët janë përfitues edhe të Kartës së Studentit, përfitojnë edhe çmime të tjera, duam ta vazhdojmë atë edhe tek pjesa tjetër e strukturave tona në mënyrë që të rivitalizohet një kompleks i mirë dhe gjithpërfshirës i të gjithë strukturave tona.

Shumë faleminderit!