Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, dhe deputetët urojnë besimtarët për Kurban Bajramin

Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me deputetët e qarkut, zhvilluan vizita në Komunitetin Mysliman dhe në Teqenë e Madhe të Elbasanit, duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën.

Në frymën e tolerancës dhe harmonisë fetare, që është një vlerë e trashëguar brez pas brezi në qytetin e Elbasanit, kryetari Llatja shprehu urimet për paqe, mirësi dhe begati në çdo familje.

Pjesë e këtyre vizitave ishte edhe një ndalesë e veçantë në familjen e Ferit Musta, një familje e njohur për kontributin e saj në komunitet.

“Gëzuar Bajramin! Paqe, mirësi dhe begati në çdo shtëpi!”,  u shpreh Llatja, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit mes komuniteteve.

Ky aktivitet është një shembull i përkushtimit të institucioneve lokale për të ruajtur dhe forcuar harmoninë fetare, si një pasuri e vyer e qytetit të Elbasanit.