Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Kryetari i Bashkisë pret Ambasadorin e Azerbajxhanit në një vizitë kulturore në Bibliotekën “Qemal Baholli”

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, priti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Sh.T.Z. Anar Huseynov. Gjatë vizitës, kryebashkiaku shoqëroi Ambasadorin në ambientet e Bibliotekës “Qemal Baholli”, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të Elbasanit.

Me këtë rast, Ambasadori dhuroi disa tituj në gjuhën shqipe mbi kulturën, historinë dhe ekonominë e Azerbajxhanit, duke pasuruar më tej fondin e bibliotekës dhe duke thelluar bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve.

Biblioteka e qytetit të Elbasanit mbart një trashëgimi të pasur kulturore, përfshirë fondin e albanologjisë të studiuesit të njohur Lef Nosi, si dhe një arkiv të gjerë materialesh të dixhitalizuara që pasqyrojnë historinë dhe zhvillimin kulturor të vendit.

Kjo vizitë shënoi një moment domethënës në rritjen e ndërsjellë të lidhjeve kulturore dhe nxitjen e dialogut mes dy popujve miq.