Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Llatja: Biznesi i vogël mbetet prioritet, së shpejti rikonstruktojmë Markatën Qendrore në qytet

Inspektimet e punimeve që ka kryer Bashkia vijojnë, pasi të gjitha kanë si qëllim shërbimin sa më cilësor e zhvillimin ekonomik të qytetit të Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, kanë zhvilluar takime me tregëtarë të biznesit të vogël si edhe me ata të markatës në qytet. Nga ana e tij kryebashkiaku Llatja vlerësoi punën e tyre si edhe kalimin me sukses të periudhës së pandemisë edhe në Elbasan, ku biznesi i vogël thuajse nuk u prek. ” Gjatë periudhës së pandemisë ne si Bashki e mbështetëm biznesin në Elbasan, kryesisht biznesin e vogël duke zeruar taksat, mbështetje të cilën po vijojmë ta bëjmë edhe sot me krizën botërore”, tha Llatja. Duke u ndalur edhe tek projektet që ka Bashkia, ai premtoi tregëtarët se ” shumë shpejt ne kemi projektin edhe për rikonstruksionin e Markatës Qëndrore të Elbasanit”. Ky premtim duket se është pritur mjaft mirë nga tregëtarët.