Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Llatja/ Elbasani, qyteti me një harmoni dhe bashkëjetësë të njohur fetare

Qendra për Bashkëpunim Ndërfetar ka organizuar konferencën e rradhës, me temë, ” Të ndërtosh ura për një Ballkan të mirë”.  

 Qëllimi i kësaj konference është për të ndërtuar ura të qëndrueshme ndërveprimi mes komuniteteve diverse të cilët e pasurojnë edhe më shumë dinamikën historike të rajonit të Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i ftuar në këtë konferencë, e vuri theksin teks sfidat që përballet komuniteti, si edhe tek bashkëjetesa fetare që ka qyteti i Elbasanit.   

” Urat e bashkëpunimit ndërmjet vetë popujve, ndërmjet qyteteteve ato ndërmjet komuniteteve fetare janë të domosdoshme për t’u parë në këto kohë sfidash që po kalojmë. Në takimet e përditshme me bashkëqytetarët kuptoj që janë ata forca që udhëheqin punën tonë. Të rinjtë dhe të rejat me të cilët takohem kërkojnë të përfshihen, të konsultohen dhe u kërkojnë autoriteteve të qytetit që të jenë të përgjegjshëm për premtimet e dhëna. Pjesëmarrja, gjithëpërfshirja, mbrojtja dhe zgjerimi i hapësirës së shoqërisë civile është ajo që duhet të ofrojë qyteti. Që qytetet të lulëzojnë, hapësira publike është thelbësore, hapësira për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për t’u shoqëruar, për t’u shprehur, hapësirë për t’u organizuar.  

 Duke u ndalur tek bashkëjetesa fetare që ka qyteti i Elbasanit ndër dekada Llatja shtoi se ” Elbasani është një qytet që ngritjen e urave të bashkëpunimit midis shoqërive, dy kulturave e shteteve e ka në ADN e vet. Kalaja e Elbasanit, Via Egnatia etj janë  dëshmues të një fakti të tillë. Një kohësisht, kam nderin të jem kryetar bashkie i një qyteti të njohur edhe për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare. Bashkëjetesa fetare shprehet sot edhe në marrëdhëniet e përditshme të banorëve të Elbasanit si edhe nëpërmjet  Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar e cila është një ndër partneret më të rëndësishme të Bashkisë Elbasan. Ne jemi një qytet krenar me një histori krenare. Jam i kënaqur që në tre vitet e fundit, nga koha kur jam zgjedhur Kryetar i Bashkisë së Elbasanit, të kem patur mundësinë të kontribuoj në ngritjen e urave të komunikimit dhe bashkë punimit me banorët, komunitetet, institucionet publike si edhe me shoqë rinë civile.  Jo më larg se 2 muaj më parë u vlerësova me Çmimin e dhënë nga Parlamenti Europian “The Most Roma Friendly Mayor”. Ky vlerësim ishte fryt i një përpjekje dhe punë të palodhur të stafit të Bashkisë që unë drejtoj si edhe e partnerëve lokalë të cilët kanë punuar për të ndërtuar një mjedis ku të gjitha minoritetet të mësojnë, zhvillohen dhe përdorin gjuhën e tyre amtare. 

 Teksa shoh përpara, vlerësoj se ka shumë sfida të cilat ne duhet t’i adresojmë edhe më fort, të tilla si:  arsimi dhe dialogu ndërkulturor;  punësimi dhe arsimi profesional;  lufta kundër gjuhës së urrejtjes; kujdesi shëndetësor; – ndryshimi kolektiv i sjelljes.  Strehimi dhe integrimi urban etj… Shpreh sigurinë që këto sfida mund të përballohen përmes ndjekjes së strategjive gjithëpërfshirëse dhe planeve lokale, si edhe angazhimit të vetë komuniteteve. Ne të gjithë po punojmë për të ndërtuar të ardhmen në përmjet ndërtimit të urave të bashkëpunimit”.  Arben Ramkaj, kryetar i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, moderator i konferencës, vlerësoi të gjithë aktorët të cilët sipas tij ” kanë qenë të angazhuar kundër një ekstremizmi të mundshëm dhe në mbrojtje të një modeli shoqërie të shëndetshme për komunitetet tona. ” Rajoni i Ballkanit Perendimor ndan po aq konflikte sa edhe hapësira për bashkëpunim, po aq dhunë sa edhe mundësi për t’i ofruar njëri tjetrit paqe dhe siguri, sepse e kaluara e përbashket dhe thyerja e saj në pasqyrimin e këtyre 32 viteve përpjekje për shtet-ndërtim, për njohje ndërkombëtare, për rivendosje marrëdhëniesh diplomatike, për krijimin e aleancave të reja, na kanë bërë njëkohësisht edhe më këmbëngulës për ta rivendosur besimin në qendër të urave ndërlidhëse në rajon”.