Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Llatja/  Në fuqizimin e demokracisë dhe qeverisjes vendore, elementi thelbësor është decentralizimi fiskal

Në  konferencën  për decentralizmin dhe performancën e qeverisjes vendore, me kryetarët e Bashkive të vendit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Bashkia Elbasan u vlerësua si një nga bashkitë me performancën më të mirë në vend.  

Në panel ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z.Gledian Llatja i cili ka referuar rreth ” ecurisë së decentralizimit nga këndvështrimi i qeverisjes qëndrore dhe asaj vendore”.  

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë së Elbasanit është ndalur tek qeverisja vendore, performanca e qeverisjes lokale, dhe si mund ta bëjmë decentralizimin një sukses.  

Fjala e Kryetarit të Bashkisë në Konferencën për Decentralizimin dhe Performancën e Qeverisjes Vendore  

” Gjatë dekadës së fundit, ka ndodhur një ndryshim në kuptimin e decentralizimit. Qeverisja vendore kaloi në një proçes decentralizimi duke synuar fuqizimin e saj dhe rritjen e cilësisë dhe efiçencës së shërbimeve që ajo ofron.  

Fokusi tani është më shumë në shtytësit aktualë politikë të decentralizimit, reformat dhe aftësinë e tyre për të ndihmuar në çlirimin e potencialit të territoreve në mënyrë që në mënyrë efektive të luftohen pabarazitë, të mundësohet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës si edhe adresimi i sfidave të tjera urgjente të zhvillimit.  

Megjithatë, në mënyrë tipike, performanca e qeverisjes lokale kufizohet nga një sërë faktorësh: burime të kufizuara financiare, mbivendosje kompetencash, nevoja për ngritjen e kapaciteteve institucionale etj.  

Mësimi më bindës i përvojave të fundit të decentralizimit është se të gjithë elementët e reformës duhet të sinkronizohen. Për ta bërë decentralizimin një sukses kërkohet ndërmarrja e një numri hapash të ngadaltë dhe të vështirë që krijojnë marrëdhënie të reja rregullatore midis qeverive qendrore dhe atyre lokale duke përfshirë:  

  • Transferimin e aseteve;  
     
  • Decentralizimi i funksioneve dhe por në të njëtën kohe dhe kalimi i burimeve përkatëse të të ardhurave drejt dhe për qeverisjen vendore.  

     

    Bashkitë kanë kompetenca të kufizuara tatimore lokale nga të cilat mund të financojnë shërbimet që u janë caktuar. Si rezultat, nivelet e disa shërbimeve kërkojnë angazhim më të plotë për të qenë cilesisht dhe në kohë tek qytetarët. 


.



 Decentralizimin e kontrolleve të nevojshme të menaxhimit.  


Qeveritë ndonjëherë kanë gjymtuar aftësinë e qeverive vendore për të kryer funksione të reja duke dështuar në decentralizimin e kontrolleve të menaxhimit por nga ana tjetër edhe pushtetet vendore vuajnë nga kapaciteti i dobët institucional.  Kjo është shpesh për shkak të mungesës së burimeve financiare për të tërhequr dhe mbajtur staf të kalibrit të lartë. Kapaciteti institucional kërkon gjithashtu kohë për t’u zhvilluar.  Ndërtimi i kapaciteteve institucionale në nivel lokal kërkon gjithashtu mbështetje të vazhdueshme nga qendra.  
Gjithashtu, kjo perspektivë e re ka pasoja të mëdha për ndihmën e jashtme pasi fton donatorët që:  

  1. Të mbështesin decentralizimin si një mjet për të promovuar qasjet territoriale ndaj zhvillimit lokal;  
  2. Të pranojnë se kapaciteti i autoriteteve lokale për të luajtur një rol zhvillimi varet nga ekzistenca e një sistemi efektiv të marrëdhënieve me nivelet e tjera të qeverisjes.  
     

    Sfida  

    Ka ende paqartësi ku fillon dhe mbaron autoriteti rregullues apo administrativ mes bashkive dhe qeverisë. E mira do të ishte që për çdo funksion të kishte qartësi për të gjitha llojet e kompetencave rregullatore, administrative, shërbimi dhe investimi për të shmangur përplasjet institucionale. Përmendim këtu emërimin e personelit arsimor apo rasti i dhënies së lejeve mjedisore midis bashkive dhe agjensive rajonale të mjedisit.  
    Ndërkohë që bashkitë kanë bërë përpara dhe duhet të bëjnë më të mirën lidhur me efiçensën e strukturave dhe mirëqeverisjen pasi dhe kuadri ligjor aktual nuk parashikon pengesa,  

     

    Për autonominë fiskale dhe zhvillimin ekonomik bashkitë janë shumë të kufizuara për shkak të sistemit aktual financiar. Bashkitë janë të varura nga financat qendrore dhe nuk kanë mjetet e fuqinë e duhur për të arritur objektivin e zhvillimit ekonomik vendor.  

Në fuqizimin e demokracisë dhe qeverisjes vendore, elementi thelbësor është decentralizimi fiskal, i nënkuptuar si aftësia për të përfituar dhe mbledhur burime të mjaftueshme financiare dhe për ti përdorur këto burime për ti ofruar shërbime komunitetit, sipas nevojave dhe preferencave të tyre, pa ndërhyrjen e tepërt apo të vazhdueshme të niveleve më të larta të qeverisjes.  

Faktori financiar (1 % e PBB për transfertën e pakushtëzuar është nivel shumë i ulët) gjë në të cilën ndikon kapaciteti i dobët vendor për të gjeneruar të ardhura vendore. Por p.sh nese bashkite do te ishin perfituese edhe të ardhurave të eksporteve, kjo do te kishte ndikim pozitiv ne buxhetet vendore.  

Po kështu ka një dallim në sherbim dhe aftesitë e bashkive për tu nisur dhe nga madhësia e bashkisë, e madhe, e mesme, apo e vogel dhe për këtë mund te:

Të nxitet, lehtësohet dhe strukturohet një komunikim dhe bashkëpunim vertikal – horizontal– ndërkufitar mes NJQV, sipas fushave dhe funksioneve;  

Të zhvillohen instrumente të solidaritetit dhe procese të binjakëzimit mes NJQV (e madhee vogël, apo e vogël-e vogël);  

Të nisë dhe të formalizohet nënkontraktimi sipas funksioneve të kërkuara dhe profesioneve të munguara, nga ana e qeverisjes qëndrore apo NJQV fqinje/të ngjashme;  

Në Elbasan  

  • Përvojë të mirë në lidhje me krijimin e një kulture organizative në shërbim të komunitetit, dhe me përballjen e ndryshimit me komunitetet e zonave rurale (ish komuna) të cilët nuk zgjidhnin më një kryetar e një këshill aq afër me ta por do të kishin një administrator të emëruar si lidhja kyçe më bashkinë.  

     
  • Funksionimi i e-sistemit për shërbimin ndaj qytetareve  

     
  • Decentralizimi dhe ofrimi i shërbimeve sociale nga organizata të shoqërisë civile. Një mori aktorësh jashtë sektorit publik – sindikatat, universitetet, fondacionet filantropike, OJF – ndikojnë në performancën publike. Ndër të tjera, ato mund të ndihmojnë në mbajtjen e përgjegjësisë nga pushteti vendor. Grupe të tilla, të njohura kolektivisht si “shoqëria civile”, mund të plotësojnë gjithashtu administratën lokale në kërkim të qeverisjes më të përgjegjshme dhe efektive.