Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mentorimi i të rinjve nga artistët e Teatrit Skampa

Në kuadër të projektit “Talent St-Art-Up Elbasan 2”, zbatuar nga Bashkia Elbasan dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, përgjatë sezonit të shfaqjeve artistike të Teatrit “Skampa”, të rinjtë e bordit të Artit të Këshillit Rinor Elbasan u mentoruan nga dy artistët e mirënjohur të teatrit, Egla Ceno dhe Aleks Seitaj.

Në ditën e parë mentorimit, të  rinjtë u pëshëndetën nga drejtori i Qendrës së Artit, Z. Klinsi Lala I cili në fjalën e tij vlerësoi Kryetarin e Bashkisë Z. Gledian Llatja, i cili me projektet e ndryshme rinore që po zbaton në qytet, u jep shpresë dhe dëshirë të rinjve për të vazhduar ëndrrat e tyre, duke u rikthyer jo vetëm  besimin tek institucionet kulturore të qytetit, por edhe dëshirën për të punuar fort që një ditë të jenë pjesë e tyre. Gjithashtu nuk harroi të falenderonte aktorët e nderuar të trupës artistike, aktoren Egla Ceno dhe aktorin Aleks Seitaj, të cilët u treguan të gatshëm të punojnë me të rinjtë e interesuar për artin dhe kulturën.

Mentorimi i të rinjve të bordit të artit u zhvillua në  formën e workshopeve, ku secili prej të rinjve, në prani të artistëve të nderuar dhe kurrikulave të përcaktuara prej tyre,  preku skenën e teatrit Skampa dhe zhvilloi aftësitë e veta aktoriale me një sërë zhaneresh (dialogu, monologu, drama, komedia ishin disa prej ushtrimeve dhe realizimeve të para të tyre).