Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Në Jagodinë, me fermerin Gazmir Hysa. Mbështetje për fermerët dhe zhvillim të qëndrueshëm

Fermeri Gazmir Hysa nga Jagodina ka sjellë një risi në bujqësinë lokale: rrush në sera. Prodhim cilësor dhe më shumë të ardhura për familjen e tij.

Por nuk është vetëm kaq. Hapja e Unazës Bujqësore, rruga që lidh zonat prodhuese me tregjet, po i jep fermerëve mundësi për transport më të shpejtë dhe më të sigurt të produkteve.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, vizitoi nga afër serën e Gazmir Hysës. “Unaza Bujqësore po kthen Jagodinën dhe gjithë zonën në një qendër moderne të prodhimit dhe tregtimit bujqësor,” u shpreh ai.

Fermerët kanë më shumë besim të investojnë. Idetë e reja, si kultivimi i rrushit në sera, po tregojnë se bujqësia mund të sjellë të ardhura të qëndrueshme dhe zhvillim për gjithë zonën.