Njoftim Trashëgimtarëve të të ndjerëve Ferik Sulaj dhe Deko Sulaj
Trashëgimtarëve të të ndjerëve Ferik Sulaj dhe Deko Sulaj
-Xhevdet Sulaj
-Xhemal Sulaj
Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.21 datë 04.03.2022 “Për priva-tizimin e banesave (apartamente) shtetërore të ndodhura në pallatin nr.733/2, lagjja “5 Maji” , ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen “5 Maji” pallati nr.733/2, shkalla A, kati i I-rë, apartamenti nr.3, Elbasan z.k 8525, Elbasan.
Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqi-teni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes,sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Pro-çedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992, “Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004, “Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.
Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !