Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Pastrimi i kanaleve kulluese në Bradashesh, parandaloi përmbytjet dhe i paraprin sezonit të verës                                          

 Bashkia Elbasan ka ndërmarrë një superaksion për pastrimin e kanaleve kulluese në Bradashesh,ku flota e mjeteve vazhdon punën dhe është drejt përfundimit.

Vetëm kanali i parë është 800 metra i cili prek drejtëpërdrejt dhe ndihmon në kullimin e 60 hektarë tokë bujqësore në fshatrat Recan, Karakullak, si edhe një pjesë të Bradasheshit.

Kyetari i bashkisë z. Gledian Llatja bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri kanë parë nga afër këtë punë që po kryen bashkia e Elbasanit. Sipas z. Llatja” me këtë superaksion ne po përgatitetmi për sezonin e verës si edhe të shirave, ku paralelisht puna po vijon edhe në kanalet kulluese si edhe ato vaditëse”.

Sipas z. Llatja ” ky është një nga një sërë  projektesh që ne kemi ndërrmarë bashkë me ndërmarrjen e shërbimeve publike, ku me ndarjen e ndërmarrjes në dy pjesë i kemi dhënë një fokus të vecantë fshatit për t’i ardhur në ndihmë komuniteteve. Fokusi ka qenë dhe mbetet për ne zhvillimi ekonomik”, tha ai.

Duke e vënë theksin tek programi i qeverisë që ka dhënë mjetet të cilat janë të domosdoshme për pastrimin e kanaleve kulluese drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri pohoi se ” këto efekte po duken për mirëmbajtjen e kanaleve të cilët dhanë edhe rezultat në ditët e fundit me shumë shira, që praktikisht këto toka do të përmbyteshin.

Ndaj e vlerësoj punën e bashkisë së Elbasanit, e cila natyrshëm ndihmon edhe bashkitë e tjera të cilat nuk i kanë këto mjete dhe më vjen mirë që bashkëpunohet brenda qarkut për të bashkëpunuar me njëri tjetrin”.