Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Përfundon procesi i shpërndarjes së druve me çmim të reduktuar nga ana e Bashkisë

Qytetarëve  me të ardhura të ulëta, pensionistë dhe ata që janë me ndihmë ekonomike e mundësuan blerjen e druve për ngrohje me gjysmën e çmimit. Nisma u ndërro nga Bashkia e Elbasanit e cila vitin që kaloi ( 2022) vendosi t’i menaxhojë vetë duke u ardhur në ndihmë qytetarëve më në nevojë, si një politikë e mirëfilltë sociale. Në fushën e druve, tek ish godinat e ujësjellësit në Elbasan, përfundoi normalisht proçesi i shpërndarjes së druve, ku rreth 1300 familje më në nevojë përfituan dru për ngrohje me çmim të reduktuar nga Bashkia. Këto familje i kanë përfituar drutë me çmimin prej 3800 lekësh për metër sterë duke e marrë me gjysmën e çmimit në treg, për t’i ofruar një ndihmë sociale në reduktimin e konsumit të energjisë elektrike. Për realizmin e këtij proçesi u morën të gjitha masat për t’i shpërndarë në kohë drutë e zjarrit me qëllim përballimin e dimrit, ku çdo ditë qytetarë si edhe pensionistë tërhoqën lehtësisht drutë. Madje ata vetë ata u shprehen të kënaqur për këtë nismë që ka ndërrarë Bashkia e Elbasanit.” Është një ndihmë e madhe për ne marrja e druve me çmim të reduktuktuar, pasi na lehtëson edhe nga ana ekonomike, por edhe për ngrohjen, pasi çmimi i druve në privat është shumë herë më i lartë”, shprehen qytetarët. Bashkia e Elbasanit cilësohet si pioniere për ndërrmarjen e kësaj nisme e cila i vjen në ndihmë direkt familjeve në nevojë në këtë stinë dimri.

Elbasani ka një burim të pasur natyror, dhe Bashkia e ndërmori këtë nism  duke  trajtuar pyjet për plotesimin e nevojave për ngrohje të popullatës në qytet. Duke marrë shkas edhe nga situata energjitike mbarë botërore, por edhe për shkak të thatësirës, kjo nismë bëri të mundur që familjet të mos goditen nga konsumi i energjisë elektrike, por t’i kthehen druve të zjarrit të ofruara nga Bashkia me një çmim minimal. Më herët kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka deklaruar se ” nëse më parë drutë ose parcelat e pyjeve jepeshin me koncesion apo forma të tjera, Bashkia e Elbasanit ka zgjedhur t’i mbajë dhe t’i trajtojë vetë për të mirën e qytetarëve. Çdo familje në nevojë ka përfituar gati me gjysmën e çmimit të vlerës së tregut drutë e zjarrit këtë vit. Edhe drutë e konfiskuara që janë prerë në mënyrë të paligjshme do të kalojnë në shërbim të qytetarëve”.Lënda drusore e cila u shpërnda për ngrohje është siguruar nga prerjet e nevojshme për mirëmbajtjen e pyjeve duke marrë më parë dhe miratimin e ekspertëve.