Pyetje
Kush e administron këtë faqe?
Programi “Rregulloj qytetin tim” administrohet nga Bashkia e Elbasanit.
Çfarë është “Rregulloj qytetin tim”?
“Rregulloj qytetin tim” është një program i aksesueshëm on-line, i cili ndihmon qytetarët në raportimin e problemeve të ndryshme të hasura në jetën e përditshme. Mjafton të lokalizoni problemin në hartë, te plotësoni disa të dhëna tuaja, të zgjidhni kategorinë e problemit e më pas të shkruani detajet e tij. Ky problem i dërgohet automatikisht strukturave kompetente në Bashkinë e Elbasanit të cilat marrin menjëherë masa për zgjidhjen e tij. E gjitha në mënyrë informatike, e gjitha vetëm një klik larg jush.
Cilat janë avantazhet e programit “Rregulloj qytetin tim”?
Avantazhet kryesore të përdorimit të këtij programi janë:
– Shmangia e radhëve në zyrat e Bashkisë Elbasan.
– Shmangia e burokracive në raportimin e problemeve dhe koordinimit midis strukturave përkatëse
– Rritja e efikasitetit në zgjidhjen e problemeve
– Rritja e transparencës në Bashkinë e Elbasanit.
– Rritja e pjesëmarrjes qytetare në qëllimin e përbashkët që është përmirësimi i ambientit ku jetojmë
Si të raportoj një problem ?
1. Plotëso të dhënat personale
2. Lokalizo problemin në hartë (zhvendos shenjën e kuqe në zonën e dëshiruar ose vendos emrin e rrugës manualisht)
3. Subjekti është emërtimi i problemit
4. Zgjidh kategorinë e problemit të raportuar
5. Shto detaje të problemit të raportuar
6. Shto fotografi të problemit nëse ke
7. Raporti i dërgohet automatikisht strukturës bashkiake përgjegjëse për zgjidhjen e problemit
Cilat janë tipet e problemeve të cilat mund të raportohen on-line?
Tipet e parregullsive të cilat mund të raportohen në programin “Rregulloj qytetin tim” janë probleme të cilat i hasim në jetën e përditshme. Raportime të natyrës: “semafori është prishur”, “plehra në rrugë”, “rrugë e dëmtuar” etj.
Cilat janë tipet e problemeve të cilat nuk mund të raportohen on-line?
Ankesat të cilat nuk mund të trajtohen dot nga programi “Rregulloj qytetin tim” janë probleme komplekse të cilat kërkojnë në mënyrë të detyruar paraqitjen fizike të qytetarit pranë zyrave të Bashkisë së Elbasanit.
Kush e merr për të parë adresën e-mail?
Adresa juaj e e-mailit do të shërbejë vetëm në rastet kur specialistë të Bashkisë Elbasan do të duan të kontaktojnë me ju për sqarime të mëtejshme në lidhje me problemin e paraqitur, ose në rastin kur ky problem është zgjidhur. Ne kurrë nuk do tia japim adresën tuaj të e-mail askujt, nëse nuk jemi të detyruar me ligj