Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 27 Qershor 2022

Llatja/ Riorganizimi i Ujësjellës Kanalizimeve, do të ndryshojë konceptin e menaxhimit të ujit të pijshëm

Një ndër pikat më të rëndësishme të mbledhjes së Rradhës së Këshillit Bashkia, ishte   “Riorganizimi i Shoqërisë ” Ujësjellës Kanalizime Elbasan” sha, nga Bashkia Elbasan.  

 Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, është ndalur më gjatë tek kjo pikë duke pohuar se “ky riorganizim do të ndryshojë komplet konceptin e menaxhimit të ujit të pijshëm, si edhe kanalizmet e ujrave të zeza. Është një prioritet i qeverisë shqiptare të sigurojë ujin e pijshëm 24 orë për qytet e mëdha. Në kuadër të politikave që ka ndërrmarë qeveria shqiptare duhet një menaxhim i mirë rajonal i ujit të pijshëm”. 

Duke u ndalur edhe tek rrtija e nergjisë elektrike, kryebashkiaku nënvizoi se ” në bazë të projektit të buxhetit të ujësjellës kanalizimeve Elbasan, kemi marrë një masë praprake për 5 vitet e ardhme për rritjen e trafiës së ujësjellësit. Sot kemi nëj tarifë të ulët në republikë të ujit të pijshëm, edhe pse është rritur energjia elektrike, ne e kemi mirëmenaxhuar ujësjellësin, duke mbledhur borxhet që kemi pasur deri tani. Është një kosto e ulët e rritjes së çmimit të ujit të pijshëm, ku bëhet fjalë për rreth 14 % e rritjes, ose thënë ndryshe rreth 50 lekë të vjetra për metër kub uji”. 

 Sakaq Bashkia e Elbasanit ka marrë një kredi nga KFV për investimin dhe rehabilitimin e sistemimit të ujësjellësit dhe kanalizimet e ujrave të zeza në fshatin Mengël, por edhe në disa zona të tjera. Në buxhet kemi parashikuar edhe për ndërhyrjet problematike që kemi, janë  mbi 10 projekte të vogla për sistemimin e kanalizimeve të ujrave zeza, me qëllim riurbanizimin  e këtyre zonave. 

Një ndër pikat e tjera të rëndit të ditës ishte edhe dhënia e fondit pyjor në përdorim ” Për vendosje stacionesh,bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë”.   

 Në këtë pikë, Kryebashkiaku Llatja shton se “sa i përket sistemeve voltaike në sajë edhe të mbështetjes që i kemi dhënë Drejtorisë së Shërbimit Pyjor,por edhe ndihmës që kërkojmë nga shumë biznese kemi arritur që të kemi gati 300 % të ardhura më shumë nga sipërfaqet që i kemi dhënë në përdorim qytetarëve për shërbimet që kërkojnë. Do të rrisim të ardhurat nga asetet që ne nuk i kemi shfrytëzuar më parë. Kemi pasur dhe do të kemi rritje të ardhurave,pasi  Bashkia e Elbasanit është një ndër bashkitë më të mira të menaxhimit financiar dhe borxhit të ulët që ka.

“Miqtë e Malit”, festa që mbledh miqtë nga vendi dhe të huaj 

Fundjava që lamë pas, e ktheu qendrën e Gjinarit, fshatit malor turistik, të njohur në të gjithë vendin, me një super atmosferë në festën e përvitshme lokale ” Miqtë e Malit” 

Qindra vizitorë, nga vendi por edhe të huaj, mes tyre edhe kryetari i Bashkisë Gledian Llatja,organizator i festës,  Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, përfaqëseues të besimeve fetare, etj, ndezën flakën olimpike një traditë e trashëguar kjo tashmë në startimin e garave të ndryshme olimpike.  

 Aktivitetet të cilat kanë nisur që paradite, kanë përfunduar në orët e mbrëmjes, ku nuk kanë munguar lojërat e shumta olimpike, vallet tradicionale të zonës, panairi i përvitshëm me punimet artizanale të zonjave të Gjinarit, si edhe aktivitete të shumta artistike kulturore.  

” Nga viti në vit, Bashkia Elbasan  ka shtuar gamën e aktiviteteve në festën e kthyer tashmë në traditë në Gjinarin Malor. Festa e cila ka marrë emrin”Miqtë e Malit”realizohet me të vetmin qëllim, që miqtë ngado që vijnë të shijojnë bukuritë natyrore të Gjinarit, e cila në çdo stinë të vitit, të jep mundësinë e çlodhjes dhe argëtimit, peisazhin e gjelbër dhe ajrin e pastër të ofruar nga pishat që rrethojnë Gjinarin”, tha në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja.   

Ndërsa ftoi miqtë e ardhur vendas dhe të huaj që të shijojnë ushqimet bio të zonës së Shpatit, prodhimet artizanale të zonjave duararta, si dhe atmosferën e paparë të koncertit me artistët më në zë elbasanas. 

Gjinari malor, i freskët në verë dhe i ftohtë në dimër, është është  një nga zonat turistike më të bukura malore të  Qarkut të Elbasanit dhe ndodhet  më pak   22 km larg qytetit. 

 Prej kohësh kjo zonë  është  shndërruar në një destinacion turistik për  elbasanasit , nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga mjaft turistë të huaj. 

 Gjinari shquhet  sidomos për  masivet pyjore me pisha të  larta dhe kurative për asmatikët si edhe  për pozitën e favorshme  gjeografike e resurset e mëdha natyrore që ofron . 

 ” Cilësohet si një nga pikat më të preferuara të turizmit malor të Qarkut të  Elbasanit dhe ndodhet  në një lartësi rreth 800-1000 metra mbi nivelin e detit. Në çdo stinë të vitit turistët vazhdojnë të shkojnë në Gjinar, ka nga ata që ngrejnë çadrat në lëndinat e Bukanikut, kryesisht të huajt, por ka edhe vendas që shkojnë atje për të kaluar një natë, apo për të ngrënë një drekë tradicionale nga amvisat e kësaj zone”, thotë kreu i Bashkisë Gledian Llatja  

Për të mbërritur në këtë pikë turistike malore mundësitë e udhëtimit tashmë mund të thuash se janë komode, për shkak të rikonstruksionit të rrugës nga qendra e qytetit të Elbasanit deri në Gjinar .  

 Pushuesit më të shumtë të kësaj pike janë familjarë, të rinj por edhe shumë eksporues të huaj, të cilët parapëlqejnë klimën dhe ajrin e pastër që mbizotëron në këtë zonë si dhe  mundësitë për të ushtruar sporte të ndryshme si  alpinizmi, lojërat sportive në natyrë por edhe për të shijuar gatimet tradicionale dhe jo vetëm. 

  E veçanta e Gjinarit është se kjo pikë turistike malore dallon nga të tjerat për nga klima dhe resurset e veta natyrore, duke të ofruar një turizëm permanent, si gjatë verës, ashtu edhe në dimër.  Kryebashkiaku Llatja rendit mjaft arësye përse duhet të vizitohet nga turistët Gjinari,  duke filluar nga Kisha Shënepremte e  Valshit me piktura të Onufrit, Kisha e Shënkollit në  Shelcan, Kisha e Shumë Shejtorëve, Dushku i Lleshanit, Varri i Kostandin Shpatarakut piktor ikonograf kishtar ,Lisat e Pashtreshit, Dërstilat e Gjinarit ,Kanioni i Shpellës së Pëllumbasit etj”.  Këtë vit, parashikohet që Bashkia e Elbasanit me fondet e saj të nisë edhe rikonstruksionin e qendrës së fshatit Gjinar.  

   Bukuritë e shumta natyrore  dhe gjithçka tjetër  që ka trashëguar ndër shekuj kjo zonë e bën atë  gjithmonë të lakmueshme nga turistët e të gjitha grup moshave.