Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 15 Korrik 2022

Bena, fshati malor i Elbasanit, i mbushur me parqe bletësh!

Fshati Benë, i Njësisë Administrative Labinot Mal, zonë e thellë malore e pyllëzuar me gështenjat, të cilat njihen si më të mirat në vend, ka nisur edhe prodhimin e mjaltit të gështenjës. Kjo zonë, njihet për mbarështimin e bletarisë, si edhe prodhimin e mjaltit të gështenjës, i cili është më speciali në vend. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, ka parë nga afër parkun e bletëve, si edhe prodhimin e mjaltit, duke bashkëbiseduar me fermerët të cilët mbarështojnë bletë dhe prodhojnë mjaltin e gështenjës në këtë zonë të pyllëzuar. Një nga fermerët, Qemali, i cili njihet si një ndër mbarështuesit e bletarisë si edhe prodhimin e mjaltit, ka folur edhe per vlerat e rralla kurative që ka mjalti i gështenjës, si edhe kërkesat të cilat sa vijnë dhe rriten për tregëtimin e tij, në mbarë vendin, por jo vetëm. Nga ana e tij, kryebashkiaku Gledian Llatja, premtoi se “ do të bëjë të mundur që nëpërmjet subvencioneve që shteti ofron, të mundësojë edhe për këta fermerë fonde, me qëllim që të rrisë kushtet e tregëtimit të mjaltit, si edhe vlerat kurative që ai ka në mbarë vendin”. Madje kryebashkiaku ka deklaruar se  Bashkia e Elbasanit, vazhdon të mbështesë fermerët jo vetëm për të lehtësuar transportin e tyre në tregje por edhe duke ofruar mbështetje financiare nëpërmjet subvencioneve. “ Për këtë qëllim, do të ftoja edhe fermerët e zonës së Benës, në Labinotin Mal, që të aplikojnë me anë të Skenës Kombëtare, me qëllim që të  vazhdojnë të prodhojnë këtë produkt shumë kurativ, pasi edhe me investimet e fundit që janë bërë në infrastrukturë, ata kanë mundësi që të tregtojnë mjaltin kudo”. Fshtati Benë i Labinotit Mal, njihet për zonën e pyllësuar, dhe mbarështimin e bletës, vetë fermerët kanë krijuar parqe me koshere, ku janë më shumë se 1200 të tilla të cilat ndodhen në këtë zonë të thellë malore të Elbasanit. Vetëm për një vit, këta fermerë i japin Shqipërisë rreth  15.600 kg mjaltë gështenje  që shquhet për vlerat e tij kurative.