Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 26 Korrik 2022

Lancohet Plani Vendor për Barazinë Gjinore 2022- 2024  

Kënaqësi që së bashku me z. Michele Ribotta të kurorëzojmë mbylljen me sukses të hartimit të Planit të dytë Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022-2024, miratuar me vendimin nr 64, datë 30.05.2022 të Këshillit Bashkiak. Në këtë Plan të Dytë Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022-2024, u kemi kushtuar rëndësi veprimeve që përmirësojnë ndjeshëm angazhimin e grave, të rejave e vajzave nga të gjithë grupet në shoqëri, në të gjitha sferat e jetës.

– Kemi planifikuar një sërë veprimesh që synojnë edukimin e një brezi të ri rreth barazisë gjinore. – Përmes investimit në prindërimin pozitiv dhe organizimin e seancave të këshillimit paramartesor, ne synojmë të ndikojmë në krijimin e familjeve të shëndetshme, si bazë për një shoqëri të emancipuar.  

– Ne synojmë të sfidojmë steriotipet gjinore në punësim, të lehtësojmë më shumë aksesin e grave e të rejave në tregun e punës, si edhe të mbështetim ruajtjen e traditës dhe ngritjen e sipërmarrjeve të grave e të rejave.

– Siguria në komunitet, e diskutuar edhe në Këshillin Vendor të Sigurisë Publike, është përkthyer në veprime konkrete për një Elbasan të sigurt për të gjithë banorët, miqtë e vizitorët.

Këto dhe veprime të tjera të parashikuara në këtë plan veprimi, që prekin çështje të rëndësishme të përditshmërisë, do të mbështeten dhe bëhen realitet përmes përmes zbatimit të parimeve të buxhetimit të përgjiigjshëm gjinor, këtij mjeti kaq të rëndësishëm për zbatimin e integrimit gjinor në praktikë. Për zbatimin e duhur të këtij plani veprimi, ne besojmë shumë në bashkëpunimin e të gjitha institucioneve publike e jo-publike, në nivel lokal, kombëtar e ndërkombëtar. Ndaj dhe gjej rastin të falenderoj edhe një herë z. Ribotta dhe përfaqësueset dhe përfaqësuesit e këtij projekti, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e suksesshëm mes institucioneve tona, me besimin që kjo mbështetje do të ketë vijimësi edhe në të ardhmen. Njëkohësisht, gjej kënaqësinë të falenderoj gjithë aktorët që u bënë pjesë e hartimit të këtij plani veprimi.