Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Tetor 2022

Bashkia Elbasan vlerësohet si organizatorja më serioze në panairin e turizmit rajonal  “Tourism Travel Show Albania”

Në panairin kushtuar turizmit rajonal “Tourism Travel Show Albania”, mbajtur në Tiranë, si një kombinim mes show prezantimi të turizmit në Ballkan dhe event B2B, Elbasani u vlerësua si bashkia me organizimin më serioz nga bashkitë e vendit që merrnin pjesë. Në panair marrin pjesë operatorë turistikë, organizatorë të udhëtimeve në grup, agjentë të udhëtimit, shërbime të hoteleve dhe resorteve, profesionistë të sektorit të udhëtimeve dhe konsumatorëve të turizmit. Ndaj edhe Bashkia e Elbasanit pjesëmarrëse në këtë panair, promovoi asetet më të mira që ka, si edhe një ballafaqim dinjitoz me të gjithë operatorët turistik shtetëror apo privat që mernin pjesë. Në këtë panair pjesëmarrësve ju ofrua mundësia të gjejnë ide novatore për të krijuar udhëtime, turne dhe itinerare për vitin e ardhshëm. Gjithashtu ky panair, si një kombinim mes prezantimit të turizmit në Ballkan dhe event B2B, është projektuar si pika e radhës e takimit për profesionistët dhe blerësit nga e gjithë bota që janë të interesuar për produktin e përbashkët të destinacionit dhe perspektivën e rajonit. Paniri dyditor “Tourism Travel and Show Albania 2022”, ishte pika e takimit për më shumë se 100 aktorë e vendimmarrës të industrisë së turizmit. Një nismë pozitive që rezultoi një sukses i vërtetë falë punës madhështore jo vetëm të Iceberg Exhibition, por dhe bashkëpunëtorëve e pjesëmarrësve. Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, për 2 ditë me radhë, më shumë se 60 subjekte, biznese, investitorë, përfaqësues të pushteteve vendore, struktura akomoduese, blerës dhe shitës potencialë, nga e gjithë bota u takuan së bashku me një qëllim: njohjen dhe shndërrimin e Shqipërisë dhe rajonit në destinacionin më të pëlqyer të radhës së turistëve të huaj e jo vetëm. Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur këtë vit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit. Panairi i parë dhe më i madh kushtuar turizmit në vendin tonë u shndërrua në një investim dhe vlerë jo vetëm për çdo biznes pjesëmarrës, por edhe për vetë destinacionet mbresëlënëse që vendi ynë dhe rajoni i Ballkanit ka për t’i ofruar turistëve të huaj. Pas një promovimi të tillë, thjesht duhet të bëhemi gati për boom-in e turistëve të huaj.