Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 15 Mars 2023

“Ditë Vere 2023”, Elbasani u kthye në arenë festash dhe miqsh

Një koncert i madh festiv mbylli natën e verës në Elbasan, për t’ ja lënë rradhën festimeve të  14 marsit.  Me qindra qytetarë kanë dalë në shesh ku në një atmosferë të gëzuar dhe koncertit të madh festiv ata kanë pritur orën e mëngjesit nën shoqërinë e këngëtarëve të njohur, për t’i uruar mirëseardhjen pranverës.  Qytetarë janë mbledhur në shesh për të festuar dhe shpërndarë mes tyre ballokumet, dhe urimet për më shumë harmoni, paqe e shëndet. Mëngjesi i 14 Marsit e ka gjetur sërisht qytetin plot me qytetarë, ndërsa bulevardi ka qenë i rezervuar vetëm për fëmijët e shkollave në aktivitetin e tyre të përvitshëm, karnavalet.Të mirëpritur nga Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja qytetin e kanë vizituar edhe kryeministri i vendit, deputetë, por edhe të apasioniarit e kësaj feste, nga vendi, por edhe Kosova, Maqedonia, si edhe turistë të huaj, të cilët të ndodhur në Shqipëri kanë mbërritur në Elbasan për të shijuar ballokumen e shijshme, si edhe panairin, ekspozitat, aktivitetet sportive dhe artistike të të rinjve, për mos harruar edhe koncertin ne shesh dhe në teatrin ” Skampa”. Plot 27 aktivitete në 5 ditë rradhazi e kthyen Elbasanin në qendrên e festimeve në mbarë vendin. Bashkia Elbasan, nga viti në vit ka rritur gamën e aktiviteteve, duke përfshirë edhe traditat e Bashkisë së madhe, ku punimet artizanale dhe kulinaria, u prezantuan në shesh edhe nga zonjat dhe vogëlushet e njësive administrative në qytet. Këto 5 ditë të gjithë hotelet e qytetit dhe periferisë, Gjinarit turistik janë të prenotuara, Krasta është tejmbushur me qytetarë që i shijojnë gatimet e tyre në natyrë, ndërsa Funari turistik ka mirëpritur qindra qytetarë për të drekuar dhe shijuar lëndinat dhe liqenin i cili ka marrë ngjyrën e pranverës. Lokale të tejmbushura me qytetarë nën ritmin e muzikës popullore elbasanase festojnë drekën e Ditës së Verës. Në një thirrje miqësore, vetë kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ftoi të gjithë qytetarët kudo që ndodhen të festojnë në elbasanin e traditës, historisë, kulturës dhe bashkëjetesës fetare, duke e kthyer qytetin në një arenë të vërtetë festimesh të cilat do të mbeten gjatë në mendjet e tyre.

Ç’është Dita e Verës?

Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticellit, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.

***Dhe me këtë epitaf nga Faik Bej Konica në vitin e largët 1911, Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja ka falenderuar gjthkënd që zgjodhi Elbasanin për të pritur pranverën.