BASHKIA ELBASAN VIJON NISMËN SOCIALE, DRUTË E ZJARRIT NË KOSTO NË MBROJTJE TË SHTRESAVE NË NEVOJË
Bashkia e Elbasanit në prag të stinës së dimrit ka ndërrrmarë nisma sociale në mbrojtje të shtresave në nevojë.
Për të dytin vit rradhazi ky institucion ka ofruar lëndën e parë drusore për familjet me vështirësi me një çmim shumë herë më të lirë se tregu.
Kryetari i Bashkisë z.Gledian Llatja gjatë një inspektimi në fushën e druve, pohoi se “ edhe këtë vit, ne kemi ndërmarrë këtë nismë sociale, ku cmimi është gati 30 përqind më i ulët se tregu , dhe për këtë qëllim ne kemi zgjedhur një model tjetër, nuk kemi zgjedhur t’ia japim privatit për të shfrytëzuar parcelat e pyjeve, por t’ja kalojmë pyjores, me qëllim që të jetë në shërbim të qytetarëve me koston që ka bashkia.
Ne kemi edhe një sasi në dispozicion, dhe për këtë qëllim janë zgjedhur kategori në nevojë, sic janë pensionistët e vetmuar, familjet me ndihmë ekonomike, dhe familjet pa mundësi financiare”.
Janë afërsisht tre m3 e cila është e mjaftueshme për ditët e ftohta të stinës së dimrit.
Sipas kryebashkiakut, edhe shkollat tashmë janë siguruar sa i përket druve të zjarrit
Një vit më parë, bashkia e Elbasanit, siguroi me dru zjarri me një kosto shumë më të ulët se tregu 1500 familje, si edhe 6 rajone, edhe këtë vit sërisht kjo kategori do të mbulohet me dru zjarri.
Është cilësuar si një politikë e mirëfilltë sociale ndihma që bashkia Elbasan jep për grupet në nevojë.