Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 19 Shkurt 2024

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak


Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.

Ju njoftojmë se më datë 23.02.2024, ora 10:00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), në sallën e qendrës rinore me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratimi i proçesverbalit të mbjedhjes të muajit Janar (dt.26.01.2024).
  3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Janar 2024.

3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Janar 2024.

  • Mbi miratimin e kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për vitin 2024.
  • Mbi miratimin e kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për vitin 2024.
  • Monitorimi i buxhetit të Bashkisë Elbasan për vitin 2023.
  • Mbi miratimin e kontratës së “Shërbimit publik për pranimin, depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve të Bashkisë Elbasan” në impjantin e trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit midis Bashkisë Elbasan dhe Shoqërisë ECO-ELB sh.a  midis Bashkisë Elbasan dhe Shoqërisë ECO-ELB sh.a.
  • Për miratimin e vlerës financiare, të dëmeve shkaktuar nga djegia e banesës së Z. Shpetim Lopari, banor në fshatin Gjinar, Njesia Administrative Gjinar dhe dhënien e kompensimit financiar nga ana e Bashkisë Elbasan;
  • Për miratimin e vlerës financiare, të dëmeve shkaktuar nga djegia e banesës së Znj. Lefteri Ligor Trushi, banore në lagjen “Haxhias”, Nr. 5  dhe dhënien e kompensimit financiar nga ana e Bashkisë Elbasan;
  • Për miratimin e vlerës financiare, të dëmeve shkaktuar nga djegia e banesës së Z. Kristaq Kreka, banore në lagjen “11 Nëntori”, Nr. 5 dhe dhënien e kompensimit financiar nga ana e Bashkisë Elbasan.
  • Për caktimin e numrit të strukturave komunitare për çdo lagje, datën e zgjedhjeve për këshillat komunitare dhe komisionet për strukturat komunitare që do të ndjekin proçesin në qytet.
  • Mbi depozitimin e inerteve dhe materialeve ndërtimore të ngurta në hapësirat e krijuara në projektin e Auto-Moto Parku-ut.
  • Informacion mbi vlerësimin nxjerrjen jashtë përdorimit të disa aktiveve në QSB për vitin 2023.

Vo.Komisionet do të mblidhen ditën e hënë më datë 19.02.2024 ora 14:00 në ambjentet e  Bashkisë Elbasan.

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK ELBASAN

Lutfi LALA