Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 20 Dhjetor 2024

Bashkia Elbasan nderon personalitetet dhe sportistët elitarë të qytetit

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, organizoi një takim të veçantë me sportistët dhe personalitetet që kanë dhënë një kontribut të çmuar për sportin në qytet. Në bashkëpunim me Klubin Shumësportësh “Elbasani”, u nderuan sportistë të shquar që ndër vite kanë ngritur lart emrin e qytetit dhe klubit, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Në  këtë  takim morën pjesë  edhe përfaqësues të  pushtetit lokal, sportistë, si edhe Fidel Ylli presidenti i KOKSH.

Lista e personaliteteve të nderuara përfshiu emra të njohur në fushën e sportit në  Elbasan si:  Mimoza Fusha, Ferdinand Hodo, Fatos Demeti, Ilir Balliu, Llambi Shëputi, Kristaq Papajani, Ilir Hoxha, Aleksandër Binjaku, Dhimiter Gjika, Kujtim Dalipi, Safet Merko, Nikollaq Papanikolla, Musa Peqini, Mimoza Gjoci, Hasan Dinja, Reshit Haxhihyseni, Afrit Balliu, Ylli Mollsi, Ramazan Pisha.

Gjatë takimit, Kryetari Llatja vlerësoi rolin e tyre në promovimin e sportit dhe në krijimin e një trashëgimie të pasur sportive për qytetin e Elbasanit.

“Jam i lumtur që sot nderojmë figura të spikatura që kanë shkruar historinë e sportit elbasanas, duke e ngritur emrin e qytetit në majat më të larta sportive në rang kombëtar e ndërkombëtar,” u shpreh Kryetari Llatja.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e investimeve të kryera gjatë viteve të fundit në infrastrukturën sportive të qytetit, si një prioritet i rëndësishëm për Bashkinë Elbasan. Disa prej investimeve më të spikatura përfshijnë përmirësimin e fushave të sportit, palestrave të  shkollave dhe rikonstruksionin e Pallatit të Sportit, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e sporteve dhe për promovimin e talenteve të reja.

Ky aktivitet shërben si një vlerësim për punën dhe përkushtimin e sportistëve ndër vite, duke përcjellë mesazhin se sporti mbetet një shtyllë e rëndësishme e identitetit të qytetit të Elbasanit.

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak

NJOFTIM

Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së rradhës së Këshillit Bashkiak Elbasan.

Ju njoftojmë se më datë 26.12.2024 ora 10:00 në ambientet e Qendrës Rinore Elbasan zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit Bashkiak në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 3), me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratimi i procesverbalit të muajit Nëntor 26.11.2024.
  3. Mbi miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i bashkisë për muajin Nëntor 2024.
    3.1 Mbi miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Nëntor 2024.
  4. Plani i punës dhe aktiviteteve, Konsultimeve Publike dhe Buxheti i Këshillit Bashkiak Elbasan për vitin 2025.
  5. Për vendosjen në institucionet rezidenciale të shërbimeve sociale të Z. Vasil Qosja dhe Z. Mustafa Kurti.
  6. Për miratimin e Planit Vendor të Mbrojtjes Sociale së mjedisit 2025-2026.
  7. Për propozimin e Krijimit të bashkëpunimit midis Bashkisë Elbasan dhe komunës së Preshevës, Serbi.
  8. Mbi dhënie me qera dhe në përdorim (rinovim kontratash) të disa ambjenteve nga Bashkia Elbasan.
  9. Mbi miratimin e formulës së pikëzimit për aplikantët në programet e strehimit social.
  10. Për miratimin e ngritjes, përbërjes dhe funksionimit të Komisionit të Strehimit.
  11. Mbi miratimin e fillimit të procedurave për zbatimin e programit social të strehimit “Subvencion i Interesave të Kredisë”.
  12. Miratim dhënie burse për nxënësit e arsimit parauniversitar dhe arsimit profesional për vitin shkollor 2024-2025.
  13. Mbi miratimin e buxhetit të Bashkisë Elbasan për vitin 2025 si dhe miratimin e programit buxhetor afatmesëm përfundimtar për periudhën 2025-2027.
  14. Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr.16, datë 30.11.2023 të Këshillit Bashkiak, “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Elbasan për vitin 2024”, të ndryshuar me qëllim miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Elbasan për vitin 2025
  15. Mbi kuotat financiare për ushqimepër përfituesit e shërbimeve në Qendrën Sociale Balashe.
  16. Për ndryshimin e vendimit të Këshillit Bashkiak nr.26 datë 28.03.2024 të “Për miratimin e përdorimit të fondit të kushtëzuar të mbrojtjes civile për vitin 2024 të ndryshuar dhe shpërndarjen e fondit ndërmjet 16 familjeve.
  17. Informacion mbi vlerësimin për nxjerrjen jashtë përdorimi të disa aktiveve në QSB për vitin 2024.

Të ndryshme,
Komisionet do të mblidhen ditën e premte në orën 13:00 në ambientet e Bashkisë Elbasan, salla e mbledhjes së komisioneve.
KRYETAR I KËSHILLIT BASHKIAK
LUTFI LALA