Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 5 Shkurt 2025

Ambasadori i Sllovakisë viziton Bashkinë Elbasan, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin e Sllovakisë në Shqipëri, SH.T.Z. Albin Otruba. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes Elbasanit dhe Sllovakisë, duke u fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë dhe mbështetjes sociale.

Bashkëpunimi mes dy palëve do të zgjerohet edhe në sektorë të tjerë me potencial zhvillimi, si turizmi, bujqësia dhe kultura. Kryetari Llatja vlerësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik në qytetin e Elbasanit.

Nga ana e tij, Ambasadori Otruba shprehu gatishmërinë për të mbështetur projekte të përbashkëta që do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe do të sjellin përfitime konkrete për komunitetin lokal.

Njoftim për mbledhje jashtë rradhe të Këshillit Bashkiak

NJOFTIM


Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes jashtë rradhe së Këshillit Bashkiak Elbasan.

Ju njoftojmë se më datë 10.02.2024 ora 11:00 zhvillohet mbledhja jashtë rradhe online me vendim qarkullues e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Bashkisë në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 3), me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për projektin e fituar me titull: Energjia e gjelbër dhe e qëndrueshme në ndërtesat e Elbasanit 2024-2026 lidhur midis palëve zbatuese dhe donatorit.

Komisionet do të mblidhen ditën e enjte në orën 13:00 në ambjentet e Bashkisë Elbasan, salla e mbledhjes së komisioneve.

KRYETARI I BASHKISË

Gledian Llatja