Fëmijët e Kopshteve festojnë Ditën e Tokës: Ambasadorët më të vegjël të mjedisit
Oborret e kopshteve publike të qytetit u mbushën sot me ngjyra, krijimtari dhe mesazhe optimiste, teksa dhjetëra vogëlushë, nën kujdesin e veçantë të Bashkisë Elbasan, shënuan Ditën Ndërkombëtare të Tokës me një sërë aktivitetesh edukative.
Me penela në duar, fëmijët vizatuan pemë, lule, gjelbërim, simbolikë e një planeti të shëndetshëm. Punimet u ekspozuan në mini‑galeri brenda ambienteve të kopshteve, duke i kthyer klasat në hapësira arti dhe reflektimi. Paralelisht, edukatorët organizuan lojëra interaktive që i mësuan të vegjlit si të ndajnë mbeturinat, të ruajnë ujin dhe të mbjellin fara.
Nëse duam një të nesërme më të pastër, duhet të fillojmë me fëmijët ishte edhe lajtmotivi i këtyre aktiviteteve në koshtet e qytetit.
Me këtë aktivitet në kuadër të ditës së tokës fëmijët treguan se misioni për të mbrojtur Tokën fillon me gjeste të thjeshta.
Aktivitetet përfunduan me premtim simbolik nga fëmijët për ta mbrojtur natyrën çdo ditë. Bashkia u bën thirrje prindërve dhe qytetarëve të Elbasanit të bashkohen në nismat e pastrimit të lagjeve dhe të reduktojnë përdorimin e plastikë.
Tokën e kemi vetëm një, le ta mbrojmë së bashku, për fëmijët e sotëm dhe brezat që vijnë!