Fëmijët e kopshteve kremtojnë Ditën Botërore të Mjedisit
Në kuadër të 5 Qershorit – Ditës Botërore të Mjedisit, në të gjitha kopshtet e Bashkisë Elbasan u organizuan aktivitete edukative dhe argëtuese për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe planetit tonë.
Nën moton “Bota është më e bukur kur kujdesemi për të!”, fëmijët me duart e tyre të vogla dhe zemrat plot dashuri për natyrën mbollën bimë, ricikluan materiale dhe mësuan mënyra praktike për të mbrojtur mjedisin.
Këto aktivitete edukative synojnë të nxisin te fëmijët dashurinë dhe respektin për mjedisin që na rrethon, si dhe përgjegjësinë për të kontribuar çdo ditë në ruajtjen e një planeti të pastër e të shëndetshëm.
Bashkia Elbasan mbështet me përkushtim çdo nismë që promovon edukimin mjedisor dhe kujdesin për natyrën, duke e bërë qytetin tonë një vend më të mirë për të gjithë.