Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 16 Dhjetor 2025

Drejt përfundimit projekti SUTi për një transport më të qëndrueshëm

Në bashkëpunim me GIZ, Bashkia e Elbasanit po i afrohet përfundimit të projektit “Transporti i Qëndrueshëm Urban (SUTi)”, një nismë e rëndësishme e dedikuar përmirësimit të lëvizshmërisë urbane, me fokus të veçantë te këmbësorët dhe nxitja e përdorimit të biçikletave.

Në vijim të takimeve të mëparshme, Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, zhvilloi një tjetër takim pune, ku u diskutua mbi ecurinë e projektit dhe hapat e fundit drejt përmbylljes së tij. Gjatë takimit u theksua se zgjerimi i hapësirave të dedikuara për biçikleta dhe këmbësorë mbetet një prioritet i Bashkisë së Elbasanit.

Kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se investimet në transportin e qëndrueshëm janë investime direkte në shëndetin e qytetarëve dhe në mbrojtjen e mjedisit, duke nënvizuar se synimi është ndërtimi i një qyteti më të sigurt, më të shëndetshëm dhe më miqësor me mjedisin.

Projekti SUTi parashikon ndërhyrje konkrete në infrastrukturën urbane, duke krijuar kushte më të mira për lëvizjen e sigurt të këmbësorëve dhe përdoruesve të biçikletave, si dhe duke kontribuar në reduktimin e ndotjes dhe trafikut urban. Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, mbetet e angazhuar për të vijuar investimet publike që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.

Ky projekt është pjesë e vizionit afatgjatë të Bashkisë së Elbasanit për një qytet model.