Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Atraksionet Turistike në Qytetin e Elbasanit

Qyteti i Elbasanit është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë dhe ofron një trashëgimi të pasur historike, kulturore dhe fetare. Disa nga atraksionet kryesore turistike janë:

Bazilika Paleokristiane (Bazilika e Bezistanit)

Bazilika paleokristiane e njohur si Bazilika e Bezistanit u zbulua në vitin 2007 nga Bashkia Elbasan. Ajo i përket fundit të shek. V – fillimit të shek. VI. Bazilika është e pasur me elementë arkitektonikë dhe vepra arti, ku spikasin pikturat murale dhe mozaikët e dyshemeve. Në njërin nga panelet ndodhet skena e eukaristisë me dy figura njerëzore. Materiali i pasur skulpturor prej mermeri dhe guri gëlqeror tregon rëndësinë e Skampis-it si qendër urbane dhe ekzistencën e mjeshtërve gurgdhënës në qytet.
41.112449, 20.081664
https://maps.app.goo.gl/Jy7QKREQqBhah4Lt5

Bazilika e Tepes

Bazilika e Tepes ndodhet në ullishtat pranë qytetit të Elbasanit dhe lidhet me varrezën e lashtë të Skampis-it. Ajo është e orientuar nga lindja dhe i përket dy fazave ndërtimore: shek. IV dhe shek. V. Bazilika shërbente si kishë-varrezë për ushtarët romakë dhe u shemb nga një tërmet në shek. VI.
41.114333, 20.071785
https://maps.app.goo.gl/3E2o2C9CHk5LtjeUA

Porta Jugore – Hyrja në Histori

Udhëtimi nis nga Porta Jugore, një nga hyrjet kryesore të Kalasë së Elbasanit. Porta është ndërtuar në periudhën osmane mbi themele më të hershme iliro-romake dhe bizantine. Harku prej guri dhe tullash përfaqëson arkitekturën ushtarake osmane të shek. XV–XVI. Pikërisht këtu kalonin karvanët e Rrugës Egnatia, rruga që lidhte Durrësin me Selanikun dhe Kostandinopojën.

Kulla e Sahatit – Simboli i Qytetit

E ndërtuar në shek. XIX, Kulla e Sahatit shërbente si orientim për qytetarët dhe tregtarët. Ajo ka formë katrore dhe në majë mban orën mekanike të punuar nga mjeshtër vendas, duke shënuar fillimin e jetës urbane moderne të Elbasanit.
41.113442, 20.082470
https://maps.app.goo.gl/PRSZKodvgSkeX9oX7

Xhamia Mbret

Xhamia Mbret u ndërtua rreth vitit 1492 nga Sulltan Bajaziti II. Është një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri dhe një monument me vlera të mëdha arkitektonike. Spikasin kupola qendrore, minarja e hollë dhe dekorimet e brendshme me motive osmane. Ajo është dëshmi e trashëgimisë fetare dhe kulturore të qytetit.
Rruga Xhaferr Kongoli 12
https://maps.app.goo.gl/mTgitUKmBp6AWhP88

Rruga Egnatia – Gjurma e Antikitetit

Nëpër kalanë e Elbasanit kalon ende Rruga Egnatia, e ndërtuar nga romakët mbi gjurmët e një rruge ilire. Në disa segmente ruhen kalldrëmet origjinale. Kjo rrugë e ktheu Elbasanin në një qendër të rëndësishme komunikimi mes Lindjes dhe Perëndimit.

Hamami i Kalasë

Hamami brenda Kalasë, njihet edhe si Hamami i grave, i takon fundit të shekullit të XVI.  Skema e hamamit fillimisht përbëhet nga tre dhoma kryesore: dhoma e zhveshjes, e izolimit dhe e larjes. Gjatë shekullit XX, Hamami i Kalasë u perdor si magazinë ushqimore. 

https://maps.app.goo.gl/PAzK2jhUQEiPoW7JA

Shtëpia e Aleksandër Xhuvanit – Galeria e Arteve

Shtëpia e Aleksandër Xhuvanit, gjuhëtar dhe arsimtar i shquar, sot funksionon si Galeria e Arteve të Elbasanit. Ndërtesa e shek. XIX ruan arkitekturën tradicionale me dritare druri dhe oborr guri, ndërsa brenda ekspozohen vepra të artistëve vendas.

Shtëpia Muze e Kostandin Kristoforidhit

Në këtë shtëpi ka jetuar Kostandin Kristoforidhi, një nga figurat më të mëdha të Rilindjes Kombëtare dhe përkthyesi i parë i plotë i Biblës në shqip. Muzeu ruan dorëshkrime, libra dhe objekte personale që dëshmojnë kontributin e tij në formimin e gjuhës shqipe.

Kisha Shën Mëria – Banesa e Kongresit të Elbasanit – Varri i Kristoforidhit

Në të njëjtin oborr ndodhen Kisha Ortodokse e Shën Mërisë (shek. XIX), banesa ku u mbajt Kongresi i Elbasanit në vitin 1909 dhe varri i Kristoforidhit. Kongresi hodhi themelet e Shkollës Normale, një moment kyç për arsimin kombëtar shqiptar.
41.115816, 20.080453
https://maps.app.goo.gl/4eB81dnJceomwQu3A

Rrugicat dhe Shtëpitë Karakteristike të Kalasë

Rrugicat me kalldrëm dhe shtëpitë tradicionale elbasanase me ballkone druri dhe oborre të vogla krijojnë një atmosferë autentike. Kështjella e Elbasanit nuk është vetëm monument, por zemra historike dhe kulturore e qytetit.

Hamami i Pazarit

Hamami u ndërtua në shek. XVII dhe ka funksionuar si banjë publike (tek-hamam). Dita e enjte ishte e rezervuar për gratë. Hamami ishte në përdorim deri në vitet ’40 të shek. XIX.
41.113364, 20.080511
https://maps.app.goo.gl/9cdWvmv9nDAKuR4A8

Muzeu Etnografik

I vendosur në shtëpinë e Sejdinëve (1792), një nga ndërtesat më të rralla me çardak të ruajtura në qytet. Pas restaurimit në vitin 1986, ndërtesa shërben si Muze Etnografik me rreth 500 objekte origjinale që pasqyrojnë jetën tradicionale elbasanase.

41.112126, 20.082964

https://maps.app.goo.gl/7WRKZHpSxQb76fRZ8

Xhamia e Nazireshës

E ndërtuar në vitin 1599, Xhamia e Nazireshës është e para faltore me stil klasik osman në Elbasan. Ajo mban emrin e bashkëshortes së një personaliteti të rëndësishëm osman dhe përfaqëson arkitekturën fetare të periudhës.
41.105536, 20.086509
https://maps.app.goo.gl/9KnTeERrfrQoEbDm8

Lagjja Spahikore

Një nga lagjet e vjetra të Elbasanit, e lidhur me sistemin osman të spahinjve. Zona ruan elementë të urbanistikës tradicionale dhe tregon zhvillimin historik të qytetit jashtë mureve të kalasë.

Varrezat Monumentale të Dëshmorëve

Kompleks përkujtimor kushtuar dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ndodhet në një pozicion panoramik dhe përfaqëson historinë moderne të qytetit.

41.118545, 20.091640
https://maps.app.goo.gl/34siwS9sd4j4WDtg8

Parku Rinia

Një nga hapësirat rekreative më të frekuentuara, veçanërisht nga të rinjtë. Parku pasqyron jetën urbane bashkëkohore të Elbasanit.
https://maps.app.goo.gl/w8xJe6oVmzectHNL9

Ura e Zaranikës
Një urë karakteristike mbi përroin e Zaranikës, që ka shërbyer si nyje lidhëse për lëvizjen urbane dhe zonat përreth.
41.116827, 20.073086
https://maps.app.goo.gl/t8GzVGzRD3BvrdcG6

Biblioteka Publike “Qemal Baholli”

Një institucion i rëndësishëm kulturor dhe arsimor, me fond librash dhe dokumentesh me vlerë për historinë dhe kulturën lokale.

https://maps.app.goo.gl/wnV3VsyqErAcUasH7

Teatri “Skampa”

Teatri “Skampa”, që mban emrin e lashtë të qytetit Skampis, është institucioni kryesor i artit skenik në Elbasan. Ai ka qenë ndër vite qendër e shfaqjeve teatrore, koncerteve dhe festivaleve kulturore.
41.113278, 20.083781
https://maps.app.goo.gl/rhke1qhztMpXjhgWA

Rrapi i Vojvodës

Monument natyror shumë-shekullor që ka shërbyer si vend takimesh dhe kuvendimesh për banorët e qytetit. Është një simbol i jetës qytetare dhe vazhdimësisë historike të Elbasanit.
41.116466, 20.090640
https://maps.app.goo.gl/FXJNMCJdmpzLYLw38

Kisha Katolike e Elbasanit – “Zemra e Shenjtë e Jezusit”

E ndërtuar rreth viteve 1938–1940, Kisha Katolike i shërben komunitetit katolik të qytetit. U mbyll gjatë periudhës komuniste dhe u rihap pas viteve 1990. Sot është një dëshmi e bashkëjetesës fetare në Elbasan.
439R+CXG
https://maps.app.goo.gl/auizibbPPuT8fTJb7

Stadiumi “Elbasan Arena

I ndërtuar në vitin 1967, stadiumi ka kapacitet 12.800 vende dhe është shtëpia e AF Elbasanit dhe e Kombëtares Shqiptare. Futbolli në Elbasan ka nisur që në vitin 1913.

41.116062, 20.091996
https://maps.app.goo.gl/XdPRGQBvMN7E3Bij6

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Themeluar në vitin 1991, universiteti është vazhdues i Institutit të Lartë Pedagogjik dhe i Shkollës Normale të Elbasanit (1909), institucioni i parë kombëtar për përgatitjen e mësuesve.
41.122269, 20.079538
https://maps.app.goo.gl/Xt5XX9KUr9Hdknue8

Muzeu i Shkollës Normale

Muze historiko-pedagogjik brenda Shkollës “Luigj Gurakuqi”, që pasqyron historinë e arsimit shqiptar përmes dokumenteve dhe materialeve origjinale.
41.113678, 20.088874
https://maps.app.goo.gl/KCYhrf7P3hjceb1P8

Famullia Ortodokse “Shën Nikolla”

Kisha e Shën Kollit ndodhet në lagjen përkatëse dhe është ndërtuar në vitin 1996 me fondet e Kryepiskopit Anastas, në shërbim të komunitetit ortodoks.
433M+XHF
https://maps.app.goo.gl/GzYpzVq1DfFd3Jxm9

Teqeja e Baba Xhemalit

E ndërtuar në vitin 1929 mbi themelet e një teqeje më të vjetër. U mbyll në vitin 1967 dhe u rihap në vitin 1993.
41.106340, 20.089877
https://maps.app.goo.gl/58tDYL1axYwHUXRv5

Teqe Halveti

Pjesë e traditës sufiste Halvetiane, e pranishme në Elbasan që nga fundi i shek. XVII. Përmendet edhe nga Evliya Çelebi si një qendër aktive shpirtërore.

41.109166, 20.073251
https://maps.app.goo.gl/kgQmoFrLr5Rb7UCW9

Teqeja e Madhe

Themeluar më 19 mars 1803, një nga qendrat më të rëndësishme të bektashizmit në Elbasan. U mbyll në vitin 1967 dhe u rihap në vitin 1993.
https://maps.app.goo.gl/BtXb2H5eTqoSsfLNA