Author: Bashkia Elbasan
Për Buxhetimin me Pjesëmarrje në Gracen !
Kryetari i Bashkisë Z. Llatja, mori pjesë në buxhetimin me pjesëmarrje në Njësinë Adminitrative Gracen. Ai falenderoi banorët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në ngritjen e problemeve të tyre komunitare.
Gjatë fjalës së tij Z.Llatja citoi:
Jemi një Bashki më e konsoliduar financiarisht. Kemi ezauruar të gjitha detyrimet e prapambetura, dhe po përgatitemi për më shumë investime për vitin që vjen. Po përpiqemi që të ofrojmë shërbime si në qytet, ashtu edhe në Njësitë Administrative.
Qendra e re Shëndetësore e ndërtuar së fundmi ishte një domosdoshmëri në përballimin e pandemisë COVID-19 për 2500 banorët e kësaj zone. Ndërkohë që ekipi i punëve publike i bashkisë ka vijuar me ndërhyrjet në mirëmbajtjen dhe hapjen e rrugëve rurale për fshatrat e Gracenit.
Për këto dhe shumë problematika të tjera u diskutua me banorët për të gjitha investimet që do të përfshihen në buxhetin 2022.
Nga Shirgjani: Llatja/ Investime të njejta si në qendër ashtu edhe në periferi .
Prioritet në këtë zonë ja kemi dhënë urave, unazës bujqësore e cila ishte një nga zhvillimet më të mëdha që i ka dhënë fushës së Elbasanit. Kemi bashkëpunim me Bashkinë e Cerrikut dhe FSHZH që rruga të vazhdojë deri në fund. Prioritet i juaji kanë qenë kanalet vaditëse, dhe ne ketë e kemi bërë. Disa nga problematikat kryesore kanë gjetur zgjidhje në buxhetin e këtij viti. Janë mbi 830 km rrugë rurale për tu mirëmbajtur, ndaj e kemi forcuar flotën tonë të Ndërrmarjes së Shërbimeve Publike. Kemi zgjidhur problemin për Ujësjellësin e Kuqanit, do të vazhdojmë me të gjithë pjesën e sistemimit.
Lagjja Nr.3, një nga prioritet e Bashkisë gjatë vitit 2021
Kemi bërë disa punë të mira, por kemi akoma punë për të bërë. Investim kryesor i madh ka qenë rruga “Iliaz Kosova”, një rrugë shumë e kërkuar nga ju. Do nisin punimet për projektin e Automoto Parkut, investim i cili sjell zhvillim ekomomik. Kemi riasfaltuar një pjesë të madhe të rrugëve të lagjeve. Prioritetet e tona vazhdojnë të jenë kanalizimet e ujrave të zeza, por edhe infrastruktura rrugore. Ne po lobojmë për disa projekte të mëdha, siç janë rehabilitimi i të gjitha shesheve të pallateve, projekti për ujin e pijshëm dhe kanalizimet e ujrave të zeza. Jemi në përfundim të një projekti të madh për kanalizmet e ujrave të zeza sidomos në zonat problematikat në qytet. Ne po punojmë që vitin tjetër të investojmë në zgjidhjen e problematikave që kemi në zgjidhjen e trafikut. Një vëmendje i kemi kushtuar edhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët siç është hapja e zyrës së ADIS – ës.