Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Njoftim per konsultim publik

Plani Social 2024–2027 i Bashkisë Elbasan është duke u rishikuar për t’iu përgjigjur më mirë nevojave aktuale demografike, sfidave sociale dhe vecanërisht gjithëpërfshirjes, duke sjellë përditësime në bazë të gjetjeve të vitit të mëparshëm dhe situatave të identifikuara në nivel vendor duke pasur në fokus dhe përfshirjen e komuniteteve vulnerabël, veçanërisht pakicave rome dhe egjiptiane.

Nisur nga fakti që ky plan aktual 2024-2027 nuk kishte të përfshirë masa që mundësojnë integrimin e pakicave rome e egjiptiane si pasojë e ekzistencës së Planit Vendor për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane 2019–2022 (miratuar me vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 43, më 30 prill 2020), u pa e nevojshme përfshirja e masave për integrimin e këtyre pakicave në Planin e Veprimit të Mbrojtjes Sociale 2025-2028.

Rishikimi i Planit Social 2024–2027 synon të jetë më gjithëpërfshirës dhe efektiv, duke garantuar që përfaqësues të këtyre komuniteteve të përfshihen në proceset vendimmarrëse dhe zbatimin e politikave sociale, me qëllim rritjen e integrimit dhe barazisë në shoqëri. Në fokus do të jetë përmbushja e indikatorëve dhe aktiviteteve të parashikuara e të ndara në gjashtë fushat prioritare si; regjistrimi civil, arsimi, punësimi, mbrojtja dhe kujdesi social, strehimi dhe shëndetësia, bazuar në Planin Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje të Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025

Deri tani janë organizuar konsultime,me grupet e interesit respektivisht:

21 Korrik ora 10.00 -13.00 Workshopi i parë, me anëtarë të Grupit të Punës të ngritur me Urdhër të Kryetarit të Bashkisë

-25 Korrik ora 10.00 – 13.00 Workshopi i dytë me praninë dhe në konsultim me partnerët dhe bashkëpunëtorët e Bashkisë

–30 Korrik ora 10.00 – 13.30 Workshpi i tretë, ku u finalizuan diskutimet mbi shtojcën për pakicat rome e egjiptiane dhe aktivitetet e propozuara.

Dokumenti PLANI VENDOR I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN SOCIALE 2025-2028 I BASHKISË ELBASAN, SHTOJCA PËR PAKICAT ROME E EGJIPTIANE do të qëndrojë i hapur për komente dhe konsultim publik deri në datën  27/08/2025.

Presim Rekomandimet dhe Sugjerimet tuaja në adresën: lindita.senia@elbasani.gov.al

Takimi për diskutimin e rekomandimeve nga konsultimi publik do të mbahet më 27/08/2025 ora 11.00 pranë Bashkisë Elbasan ,Salla Multifunksionale.

Njoftim: Probleme teknike në sistemin e-leje

Per arsye teknike që vijnë si pasojë e ndryshimit të sistemit e-leje nga AZHT (Agjencia e Zhvillimit të Territorit) kërkojmë mirëkuptimin tuaj për vonesat në trajtimin e dosjeve në sistemin e-leje.

Ju faleminderit për mirekuptimin.