Bashkia Elbasan, lehtësim procedurave për vendosjen e paneleve fotovoltaike për bizneset
Në Papër të Elbasanit ndodhet “Herba Fructus”, një sipërmarrje që ka më shumë se 30 vite që ushtron aktivitetin e saj dhe që operon në tregun e bimëve mjekësore. Kjo fabrikë është vizituar nga kryetari i bashkisë Gledian Llatja, i cili pohon se “i kemi dhënë mbështetje të vazhdueshme si edhe do t’i japim bizneseve, sa i takon problematikave që ato kanë, kryesisht në infrastrukturë”. “Bashkia Elbasan ka lehtësuar procedurat në ndihmë të bizneseve për vendosjen e paneleve fotovoltaike për të lehtësuar sa më shumë kostot e tyre, kryesisht në energjinë elektrike, e cila ka pësuar edhe rritje”, tha Llatja. Vendi ku edhe është zhvendosur fabrika me një investim modern ofron edhe kushte, ndërsa vetë sipërmarrësi pohon se “të gjithë fermerët pajisen me kontrata njëvjeçare duke treguar një besueshmëri të lartë tek të gjithë partnerët, deri në Amerikë”. Më shumë se 200 lloje bimësh kurative grumbullohen nga fermerët e Elbasanit, të cilat eksportohen në 36 tregje ndërkombëtare.