Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

BASHKIA ELBASAN, MODEL SUKSESI NË KONTRIBUTIN E DHËNË NË ARSIMIN PROFESIONAL

Ministria e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, bashkë me kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja, dhe drejtuesin politik të PS Damian Gjiknuri, kanë qenë të pranishëm në fushatën e komunikimit “Zgjidh Zanatin”, e cila ka si qëllim orjentimin e nxënësve drejt arsimit professonal, si celësi i suksesit për një punësim të sigurtë.

Biznesi po zhvllohet dhe ka nevojë për të rinjtë me qëllim që t’i japin një frymëmarrje të re. Ndaj edhe bashkia e Elbasanit i ka dhënë një rëndësi të vecantë shkollave profesionale në Elbasan si edhe Qendrës së Formimit Profesional. Ndaj edhe për këtë qëllim, dy shkollat profesionale në Elbasan,

“Sali Ceka”, dhe “Ali Myftiu”, gjatë pesë viteve të fundit kanë njohur një ndryshim rrënjësor sa i përket infrastrukturës në tërësi.

“Sot flasim për një mbështetje të qeverisë, për këto dy shkolla, një promovim dhe mbështetje të vazhdueshme të politikave qeverisësë të arsimit profesional. Jo se kemi dëshirë ne si bashki të bëjmë grupin e përbashkët ndërmjet shkollave profesionale, Qendrës së Formimit Profesional, Zyrës së Punës, bizneseve, apo qeveria vetë e sheh si një mundësi, por ka ardhur e nevojshme nga ekonomia vetë”- tha Llatja.

Ai e vuri theksin tek turizmi në vend, duke pohuar se “kur flasim sot për turizmin, flasim për një bum turistik që ka marrë vendi këtë vit. Shkollat tona profesionale dhe të rinjtë që kanë dalë nga këto shkolla si edhe nga Qendra e Formimit Profesional kanë qenë ato që kanë mbajtur ekonominë dhe  kanë dhënë një fuqi në turizëm, përsa i përket shërbimeve në të gjithë zonën bregdetare të vendit tonë.

 Gjatë sezonin turistik, kuzhnierët dhe kamarierët janë paguar shumë mirë. Kemi një bum turistik, ne duhet të bëhemi gati për këtë.

 Sistemet e reja të tekonoligjë po ecin. Kemi shembuj shumë të mirë në qytet që kanë pasur sukses në shkollat profesionale, ndaj ne i kemi mbështetur dhe do t’i mbështesim shkollat profesionale dhe Qendrën e Formimit Profesional, do të vazhdojmë të promovojmë ato, por edhe të qëndrojmë pranë bizneseve për të bërë politikat që ato kanë nevojë. Kur flasim për Elbasanin e gjelbër, për atë zhvillim që po marrin bizneset me zhvillimin e prodhimit të energjisë, duke përdorur sistemet me panele diellore, ne në Elbasan kemi një kurs fantastik, për të rinjtë, për të gjithë sistemet e paneleve diellore, kemi një degë të hidraulikës, të kuzhinës, të rrobaqepësisë po ashtu. Jemi në rrugë të mbarë dhe jam i bindur se sic kemi pasur këtë vit një rritje të regjistrimeve të rinjve  në shkollat profesionale ashtu do të vazhdojmë të kemi edhe në të ardhmen.

 Ne kemi mbështetur politikat kombëtare por edhe për të bërë politikat tona lokale në bashkëpunim me bizneset, me zonën industriale, edhe me ato biznese që merren me zonat e turizmit, në Gjinar, Funar, Llixha por edhe  në Kala, për të pasur kurse dhe modele të mira”- tha Z. Llatja.

Nga ana e saj, Ministria e Arsimit Ogerta Manastirliu e cilësoi qytetin e Elbasanit një rast suksesi sepse në raport me përqindjen e nxënësve që dalin nga arsimi 9 vjecar dhe orjentohen drejt arsimit profesional ka përqindjen më të lartë në rang vendi, 35 përqind të cilët ndjekin arsimin profesional.

Manastirliu theksoi rëndësinë për orientimin drejt arsimit profesional dhe nevojave që vendi ka sot në drejtim të profesioneve që kërkon tregu i punës.

” Në këtë momente shqipëria ka nevojë për shumë zanatcinj, më shumë kapacatitete apo burime njerëzore të cilat janë të orjentuara drejt zanatit, por ka një moment të rëndësishëm sa i përket sektorëve të vendit ku ka një zhvillim të industrisë, sikurse industria e turizmit, nga ana tjetër kemi një zhvillim të infrastrukturës publike, portuale, maritime, apo sa i përket industrive të lehta. Kemi një zhvillim sa i përket teknogjisë dhe informacionit. Arsimi profesional, të zgjedhurit e një zanati nuk të le në vend, përkundrazi, është ajo mundësi që të jepet për të zhvilluar karrierën tënde në drejtim të profesionit, por hap pas hapi të fut edhe në një sipërmarrje.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë sa i përket faciliteteve në raport me akomodimin me qendrat rezidenciale, me qëllim që nxënës nga qarku i Elbasanit por edhe nga qarqet e tjera të vijnë të frekuentojnë shkollën e Elbasanit”- tha ajo.

“Bashkia është një model suksesi sa i përket kontributit në arsim, qoftë në arsimin e përgjithshëm dhe në atë profesional, por në të gjithë aktivizimin përtej funksioneve  të bashkisë, në raport me infrastrukturën e institucioneve arsimore, por në atë që ne e kemi më shumë të nevojshëm sot, në zhvillimin e kapitalit njerëzor. Kontributi ynë, kontributi i të gjithëve shkon në këtë drejtim. Investimet bëhen për të zhvilluar kapitalin njerëzor, për të rritur dhe zhvilluar njeriun. Ashtu sikurse një pjesë e madhe e jona këtu janë prindër, dhe e dinë shumë mirë se sa i rëndësishëm është orjentimi i fëmijëve në jetë”.  

Duke falenderuar të gjithë mësuesit për punën në këtë fushatë intesive komunikimi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u shpreh se transferimi i nxënësve drejt shkollave profesionale do të vijojë.

Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, i bëri thirrje prindërve të pranishëm në këtë komunikim që t’i orjentojnë fëmijët e tyre drejt profsioneve.

“Duhet të bësh dicka në jetë që të jesh dikushi, dhe kjo fillon nga një zanat, cdo gjë është zanati. Nësë zgjedh një fushë të caktuar dhe e perfeksionon me kohë të ardhmen e ke të caktuar.

 Pjesa që ka stabilizitet financiar janë njerëzit që kanë një zanat. Në të gjithë këtë infrastrukturë që po ndërtohet, duhet zanatcinjtë që ta mbajnë, ndaj them me shumë bindje, si prind, fokusohuni tek profesioni, sepse është gjëja më e garantuar”.